Kryesore

Mbahet Festivali i Filmit “Dea” te akademia e Arteve, drejtori: Duke jetuar kohë të pazakonta, vumë në fokus humanizmin njerëzor

10:32 - 19.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Festivali i Filmit Dea po mbahet pranë Akademisë së Arteve në Tiranë prej datës 15 tetor, duke rrokur tema të ndjeshme dhe filma artistikë nga disa shtete. Në edicionin e 8-të, drejtori i festivalit, Edi Topi, ndalet te programi.




“Temat janë të gjëra. E rëndësishme është cilësia e filmit dhe jo tematika. Duke jetuar kohë të pazakonta ne sivjet vumë një lloj fokusi te humanzimi njerëzor”.

Filma të shkurtër, filma dokumentarë dhe filma artistikë, trajtojnë fate njerzore që shpesh ndikohen edhe nga politika, por edhe praktika shqiptare që po udhëtojnë drejt Unesco-s si transhumaca, pa harruar problemtikat.

“Ne kishim dje një film të një kineasteje gjermane që në fokus kishte ruajtjen e lumin Vjosa. E kemi zgjedhur mbase nga pikëpamja profesionale nuk ishte optimale, por ne e zgjodhëm sepse tërësisht koshientë, që bëhej fjalë për lumin Vjosa, për të cilin është ndërgjegjësuar një pjesë e madhe e botës, e sollëm në Tiranë për ta bërë temë, për ta diskutuar”

Nga Saranda në Tiranë, festivali ka marrë vëmendje publike duke bashkuar kineastët dhe dike nxitur bashkëpunimet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.