Kronikë

“Në shënjestër”, në kërkim të së vërtetës, emisioni më i ri në ‘News 24’ nga Klodiana Lala

17:37 - 20.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sonte në mbrëmje në ‘News 24’, ekranit të shqiptarëve, do t’i bashkohet në drejtimin e gazetares Klodiana Lala edhe emisioni më i ri në tregun mediatik ‘Në shënjestër’. Emisioni që do të jetë në transmetim të drejtpërdrejtë çdo të mërkurë në orën 21.00, siç kuptohet edhe nga vetë titulli, do të ketë në shënjestër krimin dhe korrupsionin.




I ndërtuar në formatin e dokumentarit dhe bisedës në studio, emisioni do të përpiqet të sjellë dhe të rikthejë javë pas jave jo vetëm ngjarjet më të forta të asaj që njihet si kronika e zezë, por edhe të rikthejë nëpërmjet fakteve të reja dosje të cilat flenë në sirtarët e drejtësisë.

Po kështu ‘Në shënjestër’ do të qymtojë edhe në aferat korruptive, për të ndjekur nga pas ku shkon paraja dhe si po përdoret ajo për të fituar pushtet. Si edhe dokumente që indirekt përfshijnë zyrtarë të lidhur me personazhet në krim. Na ndiqni ‘Në Shënjestër’. Çdo të mërkurë në orën 21.00, live në ‘News 24’.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.