Kronikë

Pasi sistemuan trupin e pajetë të Jan Prengës, rrëmbyesit të shkujdesur heqin maskat dhe ndërrojnë rrobat

21:52 - 20.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera momente tronditëse publikohen sot për herë të parë në lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës, i cili u rrëmbye më 17 janar të 2020-ës në Kamëz. Emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala ka siguruar video ekskluzive nga momenti kur rrëmbyesit e 49-vjeçarit, babait të 3 fëmijëve, mundohen të fshehin çdo gjurmë që i lidh ata me ngjarjen e rëndë.




Në pamjet e siguruara nga brenda ambienteve të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’ me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak, shihet se si 4 autorët, tashmë të shkujdesur plotësisht, pasi kanë sistemuar trupin e Jan Prengës, shfaqen në garazh të pamaskuar. Në këtë moment siç po e shikoni edhe në video, një nga personat që shfaqet vazhdimisht është Festim Bexhdili, kopshtari i resortit.

Është ky personi që kujdeset për gjithçka. Qoftë duke i sjellë rrobat për ndërrim rrëmbyesve, por duke siguruar më tej edhe mjetet e duhura për zhdukjen e trupit të tij.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.