Kronikë

Policia aksion në Tiranë/ Nga vjedhje te kanosje me armë, 7 të arrestuar, mes tyre edhe një 18-vjeçar

15:50 - 20.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale. Sipas informacioneve bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit:




D., 34 për vjedhje

Ll., 18 vjeç lëndë narkotike

T., 30 vjeç shkelje të mases së arrestit

C., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike

H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

Xh. Z., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ç., 37 vjeç kanosje me armë

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja me iniciale J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ll., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 30 vjeç, pasi u kap në flagrancë në rrugën “Dalip Zavalani”, duke shkelur masën “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

Xh. Z., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Shkozës, ka kanosur me një armë sportive, për motive të dobëta, shtetasin A. A. Arma sportive u sekuestrua, pasi 37-vjeçari nuk kishte autorizimin përkatës për mbajtjen dhe përdorimin e saj.

Më datë 19.10.2021, në rrugën “Dritan Hoxha”, një person i paidentifikuar, i ka vjedhur sende me vlerë shtetases R. B. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.