AKTUALITET

Nesër vendimi i Komitetit Teknik/ Nga ulja e moshës së vaksinimit tek doza e tretë, ja çfarë pritet

11:10 - 21.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur nga Shkodra për vaksinimin ndaj COVID-19, duke paralajmëruar vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve pas rekomandimeve të Komitetit Teknik të Vaksinimit. “Vaksinimi është një sfidë mbarë globale dhe patjetër është një sfidë dhe për vendin tonë.




Është e vërtetë, është mbledhur Komiteti Teknik i Vaksinimit të cilët kanë diskutuar dhe kanë rekomanduar përgjatë fundjavës të shkuar, realizimin apo vendosjen në protokoll të dozës së tretë, ose të dozës booster siç quhet ndryshe. Kanë rekomanduar gjithashtu edhe uljen e fashës të grupmoshës për vaksinim, plus 16 vjeç dhe kanë diskutuar gjithashtu dhe kanë rekomanduar edhe vaksinimin plus 12 vjeç, por vetëm për ata fëmijë që kanë problematika shëndetësore. Këto rekomandime të cilat kanë dalë nga Komiteti Teknik i Vaksinimit do të diskutohen ditën e nesërme dhe do të ketë një vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve për përgjigjen ndaj COVID-19 dhe do të kemi dhe një njoftim dhe për vendimet që do të marrë ky Komitet”, deklaroi Manastirliu.

Ajo theksoi se vaksinimi është arma e vetme që ne kemi për t’u mbrojtur nga COVID-19 dhe se të pavaksinuarit janë mbi 95% të rasteve në spitale.Më tej ministrja bëri një apel në kuadër të tetorit rozë. “Apel të rëndësishëm për çdo grua në këtë tetor rozë të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe çdo grua mbi 40 vjeç të bëjë ekzaminimet.

Jemi në të gjithë Shqipërinë për të ndërgjegjësuar e sensibilizuar gratë për ta kryer këtë kontroll. Pandemia ka sjellë një lloj neglizhence në këto kontrolle rutinë. Jemi në Shkodër për të parë nga afër punën si ecën puna në strukturën e poliklinikës ku është instaluar mamografia e re”, tha Manastirliu.

Ministrja dha lajmin se duke filluar nga dita e nesërme do të fillojë edhe shpërndarja e vaksinave të gripit. “Fillimisht në stafet mjekësore dhe më pas në gjithë popullatën target për t’u vaksinuar ndaj gripit”, tha ajo.

Lidhur me vaksinimin e studentëve tha se jemi në dispozicion të universiteteve. “Kemi çuar stafet tona dhe qëndrojnë aty çdo ditë që studentët të kenë mundësinë për t’u vaksinuar. Duam që të mos kthehemi më mbrapa dhe të jemi në normalitetin që dëshirojmë. E rëndësishme të mos rrezikojmë jetën e tjetrit”, tha ministrja.

Ajo u shpreh se nuk mendon se 70% e studentëve të pavaksinuar është çështje mosbindjeje, por ndërgjegjësimi, sensibilizimi. “Ne këtë sfidë jemi duke e adresuar. Ndaj kemi vendosur ekipet tona në Universitet. I jemi përgjigjur thirrjes së rektorëve. Janë rektorët dhe stafet pedagogjike që duhet të kontribuojnë për të rritur përqindjen e vaksinimit. Skenari është ky, ndërgjegjësim, informim, sensibilizim për të mbrojtur shëndetin dhe jetën”, tha Manastirliu.

E pyetur për cilësinë dhe afatet e skandencës së vaksinës kineze, Manastirliu garantoi për kontrollin e tyre.

“Të gjitha vaksinat që qarkullojnë në territorin e Shqipërisë janë të njohura nga strukturat ndërkombëtare, EMA, FDA ose OBSH. Të gjitha vaksinat në Shqipëri janë të kontrolluara edhe për afatet. I garantoj të gjithë qytetarët që vaksinat janë të certifikuara dhe të njohura nga OBSH”, tha ministrja.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Fatmir Lohja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.