Kronikë

Njëri kanosi policin, tjetri u përfshi në aksident, dy të arrestuar në Durrës

14:42 - 21.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Burime zyrtare bënë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 15 tetor ka kanosur me fjalë një punonjës policie.




Ndërkohë, pas hekurave përfundoi dhe shtetasi me inicialet F. Sh., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.