Kryesore

Projekti/ Qindra qytetarë të Fierit marrin ndihmë ligjore falas, Pogaçe: Heqim shpenzimet, 124 avokatë në vend

14:55 - 21.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qindra qytetarë në qytetin e Fierit po marrin ndihmë ligjore falas, me mbështetjen e PNUD në bashkëpunim me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas pranë ministrisë së Drejtësisë me financim të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim si pjesë e projektit.




Këto qendra janë njësi të specializuara për dhënien e ndihmës juridike parësore dhe dytësore qytetarëve që kanë të ardhura të pamjaftueshme apo që i përkasin një kategorie vulnerabel si viktimat e dhunës në familje; personat me aftësi të kufizuar; të miturit; viktimat e trafikimit etj. Shërbimi juridik falas jepet në mënyrë të pandërprerë, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.

Patricia Pogace, Drejtore e Drejtorisë së Zbatimit te Politikave dhe Administrimit të Ndihmës Parësore thotë se qytetarët fierake e kanë gjithmonë derën hapur.
Pranë qendrës se dhënies së ndihmës juridike falas, dy punonjëse janë në dispozicion të qytetarëve të Fierit për çdo problematikë qe kane. Nga data 15 shkurt deri në tetor qendra në Fier ka dhënë asistencën e saj mbi 155 raste, një pjese dërmuese kanë qenë nga komuniteti rom.

Pogaçe bën me dije se ndihma juridike parësore ofrohet ne 10 Qendra Shërbimi në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Shkodër, Dibër dhe Lushnje duke mundësuar që 90% e territorit vendit të jetë i mbuluar me ofrues shërbimi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.