Kosova

COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 15 raste të reja dhe asnjë vdekje në 24 orët e fundit

15:05 - 22.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19. Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 2 mijë mostrave.Po kështu janë shëruar edhe 45 pacientë. Aktualisht, numri i rasteve aktive në gjithë vendin është 481.




“Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve është 157.151. Në total numri i rasteve aktive është 481”, thuhet në njoftim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.