Kryesore

Propozimi i PD për vettingun e politikanëve, Zheji: Rama taktikë politike, s’thotë kurrë ‘jo’ për të fituar kohë

14:55 - 22.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vettingu në politikë si një nga propozimet e Partisë Demokratike është diskutuar sot në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’.Analisti Artur Zheji pohoi se taktikë politike e Ramës është që nuk thotë kurrë ‘jo’, për të fituar kështu sipas tij më shumë kohë për këto propozime të PD-së.




Ndërkohë, konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha se iniciativa e opozitës është në kohën e duhur, por mekanizmi nuk është i duhuri.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO

Zheji: Rama bën teknikë politike. Një nga gjerat që e kanë kuptuar kundërshtarët e tij, është se Rama nuk thotë kurrë ‘jo’. Ai jep një përgjigje hibide, ku fiton kohë. Edhe kur e sulmojnë dhe kur është në minorancë ai fiton kohë. Propozimi i opozitës ka gjera të diskutueshme, por e ka kapur në befasi. Opozita ka krijuar një vibracionit të ri politik.

Shkëlqim Hajdari: Iniciativa e opozitës është në kohën e duhur, por mekanizmi nuk është i duhuri. Besoj te institucionet ligjzbatuese shqiptare. Dosjet që po dalin jashtë sistemit, është puna e këtij institucioni, ILDKP. Këtë institucion duhet ta fuqizojmë më shumë. Këtë vendim e merr politika. Kushtetutën e ndryshon politika. Kam punuar në prokurori. Nga ILDKP na kanë ardhur denoncime të niveleve të larta të nivelit më të lartë, por i ka pushuar sistemi i drejtësisë.

Zheji: Instrumentet hetues, zbulues të IKLDP-së ose janë të pamjaftueshme ose janë jofunksionale. Nuk e di nëse është investiguar…

Hajdari: ILDPK është magazinë e madhe, e digjitalizuar, por kërkohet sinqeritet dhe vullnet që te opozita nuk po mungon. ILDKP është institucioni që do të furnizojë SPAK duke i vënë me shpatulla pas muri të korruptuarit. Por nuk bëhet kështu.

Zheji: Ça pengese ligjore ka?

Hajdari: Jo nuk ka. Ne duam të bëjmë vettingun e politikanëve, pa i paragjykuar. Por se bën dot SPAK. Unë them; që ne ndryshojmë me ligj dhe ngarkojmë ILDKP që të gjithë zyrtarët që do të bëjnë vetting, duhet të plotësojnë deklaratën e posaçme të ky institucion. E merr këtë deklaratë, e administron dhe me të dhënat bën verifikime që këto që ka deklaruar ky nëse janë të vërteta apo jo. Nëse arrin në përfundim se nuk përputhet deklarimi i subjektit politik, ia çon SPAK për ndjekje penale.

Zheji: Në drejtësi nuk ka sinqeritet, ose motiv ose korrupsion. S’ka asnjë budalla në Shqipëri, shqiptarët janë të zgjuar. Vetëm të shohësh gratë e këtyre politikanëve e kupton. Nuk kemi nevojë për heroin. Kolumbia ka heronj. Ne nuk kemi betejë kundër mafias, kundër krimit të organizuar, dhe imagjino në krimin politik. Këtu mendo se është një shans që Rama nëse ka shpëtuar i pakorruptuar, të krijojë një bashkëpunim që të na japë provë ne shqiptarëve që; unë nuk kam frikë nga vettingu. Jam dakord që SPKA s’ka lindur për vettingun e politikanëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.