Kryesore

Takimi i kryeministrit me kryebashkiakët, LSI: Situata me pastrimin e plehrave, përgjegjësi e Ramës

14:41 - 22.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët dhe prefektët ku nuk munguan kritikat për pastrimin e territorit nga plehrat dhe menaxhimin e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari e cilëson komedi. Ai tha se situata me pastrimin e plehrave është përgjegjësi e Edi Ramës i cili sipas tij shpenzoi miliona euro në kurriz të qytetarëve.




Braimllari u shpreh se demagogjitë e Edi Ramës dhe estradat me ushtrinë që del e mbledh plehrat dhe ministra që bëjnë sikur mbledhin mbeturina nuk i ha më njeri pasi i ka dalë boja, sepse e kanë parë këtë estradë disa herë në këto 8 vite dhe rezultati është një katastrofë e vërtetë. Ai i bëri thirrje SPAK të veprojë.

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari
Situata e mbetjeve në Shqipëri është dramatike, dhe po përkeqësohet nga dita në ditë, duke rrezikuar rëndë jo vetëm shëndetin e qytetarëve por dhe ambientet publike që po pushtohen nga plehrat.

Kryeministri bën propagandë dhe mashtron opinionin publik. Përgjegjësi kryesor për këtë situatë shumë të rëndë në vend është vetë Edi Rama. Të gjitha vendimet e qeverisë që ai drejton janë vendime abuzive dhe shpërdorimi të fondeve publike.

Qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar qindra miliona euro për djegien e mbeturinave me inceneratorët dhe jo vetëm por situata vijon të jetë tragjike.
Kosto e inceneratorit të Elbasanit është 40 milionë euro, e atij të Fierit rreth 35 milionë euro dhe e incerenatorit të Tiranës 300 milionë euro.

Asnjë shfajësim dhe asnjë demagogji, nuk e çliron Edi Ramën nga përgjegjësia por e rëndon gjithmonë e më shumë sepse ai ëshë vetë koka e inceneratorëve dhe abuzimit me taksat e qytetarëve.
Edi Rama pasi vodhi dhe shpërdoroi fondet publike me inceneratorët, tani bën komedi duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja. Faktet janë në dritën e diellit dhe pasojat shumë të rënda i shikojmë dhe i prekim vetë çdo ditë.

Demagogjitë e Edi Ramës dhe estradat me ushtrinë që del e mbledh plehrat dhe ministra që bëjnë sikur mbledhin mbeturina nuk i ha më njeri pasi i ka dalë boja, sepse e kanë parë këtë estradë disa herë në këto 8 vite dhe rezultati është një katastofë e vertetë.

SPAK duhet të veprojë urgjentisht pasi çdo sekondë vonesë dhe mosveprim rëndon së tepërmi dhe pozitën e saj. Pasi grabitja dhe shpërdorimi i fondeve publike është një fakt që nuk e luan topi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.