Kosova

16 raste me coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

15:28 - 23.10.21 Gazeta Shqiptare

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.



Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

MSH njofton se sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184.

Në total numri i rasteve aktive është 464.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.

Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.