Aktualitet

Autori qëlloi nga një makinë në lëvizje, 50-vjeçari i plagosur ndodhej brenda mjetit të tij të parkuar

21:24 - 23.10.21 Gazeta Shqiptare

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë zonës së njohur si ish-QTU në Fier. Gazetari Ervis Kuçi bën me dije për BalkanWeb se Autori ka goditur nga makina në lëvizje në aksin Fier-Vlorë dhe i plagosuri ndodhej në makinën e parkuar tip “Audi”.



Sipas tij ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

“Një person ka mbetur i plagosur. Kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar policinë. Nga pamjet shihen edhe gëzhojat. Autori ka goditur nga makina në lëvizje në aksin Fier-Vlorë.  Personi i plagosur ndodhej në makinën e parkuar tip “Audi”. Ende nuk dihet identiteti i personit që ka mbetur i plagosur. Edhe pse spitali nuk jep informacione për gjendjen e tij por sipas informacioneve ai është në gjendje të rëndë. Mendohet se i plagosuri është një burrë rreth të 50-ve”- tha ai.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.