Aktualitet

Plagosja në mes të Fierit, gjendet një makinë e djegur pranë fshatit Daullas

21:42 - 23.10.21 Gazeta Shqiptare

Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Daullas, pranë spitalit Memorial të Fierit. Makina dyshohet të jetë i autorit të ngjarjes që plagosi me armë zjarri një person brenda automjetit tip “Audi”.



I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa nuk dihet si është gjendja e tij shëndetësore. Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.