Kryesore

Reagon familja e kineastes së vrarë: Nëse dikush ka bërë një gabim, duhet të paguajë. Ëndrra e saj ishte…

18:05 - 23.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë tronditi Hollywood-in dy ditë më parë, kuineastja Halyna Hutchins u vra aksidentalisht gjatë xhirimeve të një filmi në SHBA.




Pas kësaj ngjarje ka ardhur edhe reagimi i parë nga familjarët e saj. Prindërit e 42-vjeçares, Antoly dhe Olga janë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Ata për shkak të situatës së pandemisë nuk kanë udhëtuar dot në SHBA, ndonëse po bëjnë të gjitha përpjekjet për të realizuar udhëtimin.

Një mikesha e kineastes së ndjerë, Halyna Hutchines tha për “The Sun” se prindërit kanë kërkuar të mësojnë se si qëndron e vërteta , ndërsa janë shprehur se nëse dikush ka bërë një gabim ai do të duhet të paguajë.

“Familja është e pikëlluar, por në të njëjtën kohë ato kërkojnë një përgjigje. Nëse dikush ka bërë një gabim , atëherë ai do të duhet të paguajë”, janë shprehur ata.

Prindërit janë shprehur se nuk arrijnë ta kuptojnë se si mund të ketë ndodhur diçka e tillë, kur pretendohet që gjithçka realizohet në masa të rrepta sigurie .

Gjithashtu një nga shoqet e saj të kolegjit,  tha se Halyna Hutchins ishte një grua, një shoqe dhe një nënë e mrekullueshme.

“Ajo ishte fantastike në punën e saj dhe pasi la Universitetin e Kievit u transferua në Shtetet e Bashkuara. Ishte ëndrra e saj të jetonte të Amerikë dhe të realizonte filma”, ka thënë mikesha e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.