Kryesore

Skandali me boksierët e Kosovës, reagon KOKSH: Ngjarje e turpshme, e patolerueshme!

18:21 - 23.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas skandalit të ndodhur ku iu ndalua hyrja në Serbi, boksierëve kosovarë ka reaguar dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, teksa ka sqaruar nëpërmjet një komunikate në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” duke deklaruar se i bashkohet shqetësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës ku për KOKSH kjo është një ngjarje e patolerueshme dhe e turpshme duken njollosur sportin dhe bie në kundërshtim me vlerat olimpike dhe parimet e olimpianizmit:




NJOFTIMI I KOKSH –

“Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bashkohet me shqetësimin e madh të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe dënon ashpër skandalin e ndodhur sëfundmi ku ekipi kosovar i boksit nuk është lejuar të hyjë në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që po zhvillohet në Beograd, Serbi nga 24 tetor deri më 6 nëntor 2021.

Për KOKSH kjo ngjarje është  një situatë e patolerueshme dhe e turpshme që njollos sportin dhe bie në kundërshtim me Vlerat Olimpike dhe Parimet e Olimpizmit.

Policia serbe nuk ka lejuar hyrjen e tyre në pikën kufitare,duke e kthyer mbrapsht delegacionin e përfaqësueses Kosovare në boks të përbërë nga tre boksierët, Patrit Behrami, Shpëtim e Bashkim Bajoku, trajneri Besim Brahimi dhe sekretari i përgjithshëm, Latif Demolli.

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, janë në kontakt të vazhdueshëm me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe Federatën Botërore të Boksit në mënyrë që të gjendet një zgjidhje emergjente dhe ekipi i boksit të Kosovës të niset sërish drejt Beogradit për të garuar i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse në botëror.

Shpresojmë që ndërkombëtarët të sigurojnë një zgjidhje sa më të shpejtë ndërsa duhet të merren masa që një situatë e tillë të mos ndodhë më.”

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.