POLITIKË

Soros ka probleme edhe me Slloveninë? Ja çfarë ka deklaruar kryeministri i vendit për filantropin miliarder…

12:00 - 23.10.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri slloven, Janez Jansa ka ndezur një debat brenda Bashkimit Europian pasi kritikoi ashpër një delegacion të Parlamentit Europian, që vizitoi vendin e tij për të parë situatën me lirinë e medias.




Ai postoi një meme, ku eurodeputetët etiketoheshin si “marionetat e Sorosit”, një referencë për miliarderin kontrovers, George Soros.

“Këta janë 13 nga 226 marionetat e Sorosit në Parlamentin Europian”,- shkroi ai.

Angelique Cornelissen. 's tweet - "@MinPres @JJansaSDS You know what  a lot of people condemn, now your #GreatReset agenda becomes exposed? About  which you lied in parliament, not knowing what @GideonvMeijeren wasDelegacioni i eurodeputetëve udhëhiqej nga një eurodeputete holandeze dhe kjo solli reagimin e kryeministrit holandez, Mark Rutte. Ai tha se, ky mesazh i kryeministrit slloven është pa shije dhe provokues.

Edhe nga Brukseli pati reagime të shumta kundër këtij komenti të kryeministrit slloven. Por Jansa reagoi sërish me zemërim. Ai tha se “meqë ra fjala, pikërisht në Holandë është vrarë një gazetar”.

Soros, twoje brudne pieniądze są generatorem konfliktów"

Jansa njihet si një kundërshtar i ashpër i Soros-it. Para disa muajsh ai i’u përgjigj Soros-it në një mesazh në Twitter.

“Qëndro larg BE-së dhe Europës të lutem. Paratë e tua të pista për të ashtuquajturat OJF janë gjeneruesi më i fortë i konflikteve në kontinent, duke shkatërruar besimin mes njerëzve dhe demokracisë. Një Brexit na mjafton. BE ka nevojë për rimëkëmbje dhe stabilitet”,- shkruante ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.