Kryesore

Sara Hoxha “na qerasi” me foto të papublikuara nga shtatzënia dhe na kënaqi sytë!

19:55 - 24.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sara Hoxha është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale. Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it.




Së fundmi Hoxha është pyetur nëse ka ndonjë fotografi që nuk e ka shpërndarë me ndjekësit e saj, gjatë kohës kur ishte shtatzënë.Bukuroshja i ka surprizuar të gjithë me publikimin e dy fotove super të bukura gjatë periudhës së pritjes së ëmbël.

    

Duke u përgjigjur kuriozitetit të fansave, Sara ka zbuluar më herët se cila ka qenë sakrifica më e madhe që ka bërë për hir të dashurisë.

Lashë një pjesë të familjes sime pas për të krijuar familjen time”, është përgjigjur Sara dhe pas këtyre fjalëve të gjitha vajzat kanë gjetur veten.

Ajo ka treguar se aktualisht po jeton në Kosovë bashkë me Ledrin dhe vogëlushen e tyre, Poem.

E pyetur për këtë të fundit, nëse i dhuron puthje në buzë dhe nëse është pro apo kundër këtij veprimi të prindërve, Sara është përgjigjur:

“As pro as kundër… çdo njeri të bëj si të dojë. Unë Poem e puth dhe pse nuk dua, por nuk i rezistoj dot”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.