Kronikë

I shpërfytyruar nga dhuna/ Biznesmeni rrëfen torturat që i bënë grabitësit: Më prenë njërin gisht me gërshërë, kërkonin çelësin e kasafortës

12:05 - 24.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dëshmi tronditëse! Biznesmeni Nazmi Çangu ka treguar dhunën barbare të ushtruar nga grabitësit, të cilët i mësynë me forcë në shtëpi dhe i grabitën prej aty një shumë të madhe lekësh dhe sende me vlerë.




Në një rrëfim ekskluziv për gazetarin e ‘News24’ Andi Shota, tregoi se si ishte torturuar nga grabitësit, të cilët i kishin prerë dhe një gisht, pasi kërkonin çelësin e kasafortës. Teksa shenjat e dhunës janë shumë të freskëta, biznesmeni tregon se dhunë është ushtruar edhe ndaj familjarëve të tij.

“Më gjuajti me kauçuku poshtë gushën. I thashë ca policie jeni>?! Më goditën. Njëri me automatik. Më gujatën sa deshën. Aty u përlesha me dy persona. Më kanë prerë gishtin me gërshërë. Kërkonin çelësat e kasafortës. Kam bërtitur. Kisha dhe fëmijët brenda. (rënkon). Më lidhën dhe me fasheta të zeza. Aty i kam. I kam hequr në spitalin ushtarak. Më lidhën me duart dhe këmbë. Një e kam ngrënë, ai më ra me shkelm fytyrës. Kam rënë pa ndjenja. I kam kërkuar ujë. Më kanë dhënë 4 herë. Më kërkonin çelësin e kasafortës. Por unë skam lekë këtu, i kam në bankë. Aty kisha një qese me 2 mijë lekshe, i kisha për të paguar betonin. 3 fasheta i kam pasur te këmbët. Një e kam kafshuar në dorë. Unë e dija se ku ishte çelësi i kasafortës. Ajo qesja kishte nja 20 mijë euro. Do i çoja te betoni se do bënim një kanal në rrugë. Kishte nja 5-6 çelsa të shtëpisë dhe një çelës ishte i kasafortës. Bërtiti njëri; e gjeta. Mori kaçavidën dhe hapën kasafortën. Morën ca gjetën, shuma kam pasur. Dihet se nuk kanë ardhur për gjë tjetër. Kishin dy automatikë dhe pistoletë silenciator. 3 ishin të dhoma ime, 3 të dhoma tjetër, dhe 2 poshtë. Më tha jemi 19 veta, të kemi rrethuar shtëpinë. Më kanë dhunuar dhe familjarët. Gruaja bërtiste aty.”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.