BOTA

Udhëtarët nuk kanë më nevojë për teste dhe karantinim/ Gjermania heq Kosovën nga vendet e rrezikuara nga COVID-19, Shqipëria ende në listë

11:25 - 24.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instituti Robert Koch në Gjermani ka publikuar listën më të re të vendeve të rrezikuara. Prej sot, Kosova më nuk është në këtë listë.




Instituti Robert Koch ka hartuar listën më të re të vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Nga kjo listë prej sot (24. 10. 2021) janë hequr Kosova, Iraku, Hondurasi dhe Kenia. Ndërsa si vende të rrezikuara janë shpallur Kroacia, Bullgaria, Kameruni, Kongo dhe Singapori.

Udhëtimet pa teste dhe karantinim

Prej sot udhëtarët që nisen nga Kosova për Gjermani nuk kanë më nevojë për teste dhe karantinim. Teste duhet të kenë vetëm udhëtarët me avion, të cilët nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, për shkak të shifrave më të larta të infektimeve me virusin Corona. Udhëtarët nga këto vende duhet të kenë një test me vete (nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit), e ata që nuk janë vaksinuar apo shëruar duhet të futen edhe në karantinë 10-ditore në Gjermani. Karantinimi mund të shkurtohet pas pesë ditësh nëse bëhet një test dhe rezultati i testit është negativ. Personat që udhëtojnë nga vendet e rrezikuara duhet të lajmërohen edhe në linkun Einsreiseanmeldung.de.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.