BOTA

Grushti i shtetit në Sudan/ Mijëra qytetarë mbushin rrugët e kryeqytetit, 2 të vdekur, dhjetëra të tjerë të plagosur

19:15 - 25.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mijëra demonstrues kanë dalë në rrugët e Khartoum-it në kundërshtim me arrestimet nga ushtria e udhëheqësve politikë.




Mjekët në Sudan thonë se të paktën dy persona janë vrarë në protestat kundër pushtimit ushtarak të vendit dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur.

Shumë liderë botërorë kanë dënuar pushtimin ushtarak në Sudan dhe u kanë bërë thirrje palëve kundërshtare për dialog. Udhëheqësi ushtarak i Sudanit ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin ndërsa shpërndau kabinetin e tij tranzitor dhe këshillin sovran, si një goditje e madhe për tranzicionin tashmë të brishtë të vendit drejt demokracisë.

Mes të arrestuarve të hënën është edhe kryeministri Abdalla Hamdok. Ai u zhvendos në një vend të pazbuluar pasi refuzoi të lëshonte një deklaratë në mbështetje të grushtit të shtetit, tha ministria e informacionit, me sa duket ende nën kontrollin e mbështetësve të Hamdokut.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.