OPINION

Ngjarjet e Hungarisë të 1956 pse njihen si revolucion…

10:51 - 25.10.21 Përparim Kabo
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sa herë që vjen tetori dhe data shënon 23 kujtesa institucionale dhe mendimi studimor referon te ngjarjet e Hungarisë të vitit 1956. Vitet ikin por reflektimet mbeten … nuk zbehen, qasen lexohen rilexohen dokumetet e kohës dhe studimet e kryera. Politologët, filozofët dhe njerëzit e mendimit të lirë, marrin dhe rimarin argumentet, ata të mirënjohur, por edhe ata që janë njohur pak ose shumë pak. Këtë vit tetori 2021, mbushen 65 vite nga ajo ngjarje që tronditi ish kampin socialist, që si u shpreh Imre Nagy, nxorri në pah karakterin imperial të BRSS dhe që në qoftëse nuk do të kuptohej si i tillë sulmi me armë ndaj një vendi sovran, historia do të përsëritej…Koha e provoi drejtësinë e këtij përfundimi mëse një here. 12 vite më pas në 1968 trupat e Traktatit të Varshavës pushtuan një tjetër shtet të pavarur Çekosllavakinë. Kur themi revolucioni demokratik hungarez i vitit 1956, mbajmë parasysh ndryshimin e rregjimit të vendosur pas luftës së dytë botërore nga ata që u shfaqën si lirimtarët nga nazizmi dhe u sollën si pushtuesit e rinj, duke imponuar një sistem politikshoqëror dhe ekonomik diktatorial. Pra bëhet fjalë për një lëvizje mbarë popullore për t’u rikthyer te një shoqëri me pluralizëm kulturor dhe politik, me liri dhe të drejta të njeriut, një vend neutral politikisht, jashtë kampeve të mëdha politikoushtarake të kohës, një vend që refuzonte një rregjim të imponuar si rezultat i rrethanave të krijuara pas Luftës së Dytë në raportet mes fuqive të mëdha. Revolucioni Hungarez i 1956s goditi hapur “Vendimet e Jaltës” dhe këtë e kreu në emër të së drejtës ndërkombëtare dhe atributeve të çdo populli dhe shteti për të zgjedhur formën e regjimit dhe organizmin shtetëror. Aso kohe si edhe shkruan studjuesi hungarez me gradë shkencore në histori, Attila Szkolczai: “Budapesti ishte jo vetëm kryeqyteti i Hunagrisë. Por gjithashtu edhe kryeqyteti i revolucionit. Budapesti ishte qyteti i institucioneve kryesore shtetërore, ku edhe zhvilloheshin negociatat e rëndësishme ndërmjet udhëheqësve hungarez dhe atyre sovjetik. Qyteti ku mereshin vendimet e rëndësishme, dhe ku zhvilloheshin ndeshjet burrërore të luftëtarëve për liri. Gjithësesi është e rëndësishme të vëmë në dukje dhe rolin e popullësisë fshatare hungareze, njerëzve në qytete të tjera apo zona fshatare dhe rolin e tyre në fitoren e përkohëshme të revolucionarëve dhe aftësitë për të shfrytëzuar lirinë e tyre.”




Nëse e quajmë revolucion, në aspektin njerëzor ai duhet të jetë gjithëpërfshirës, ndryshe nëse do të ishte një përleshje e izoluar dhe vetëm e një pjesë të shoqërisë, atëhere gjithçka, me gjithë vlerat historike dhe kontributet, do duhej të njësohej me një betejë, apo ndeshje të izoluar që nuk mbriti dot të ngrinte në mbeshtetje për ndryshimi të gjitha shtresat e shoqërisë. Kuptimi ndaj ndryshimeve të tilla të thella, që lidhen më pavarësinë politike të vendit, me mënyrën e organizimit shtetëor dhe me raportet me pronën, organizmin e prodhimit, shpërndarjes dhe shpërblimit, kurrësesi nuk mund të jetë i vepër vetëm e një pjesë të shoqërisë. Janë problemet mbarështetërore dhe tërëshoqërore që janë të lidhura me të gjithë qytetarët e një vendi, pavarësisht se ku jetojnë ata, në një qytet të madh, në një të vogël, në zonë nënurbane, në fshat apo në një zonë të largët. Ideatorët e ndryshimit lëvizin ngado, bisedojnë me njerëzit u     shprehin mendimet dhe programet e hartuara, objektivat e qëllimet e lëvizjes mbarë popullore, kërkojnë mbështetjen dhe nxisin organizmin e masave që shëndrohet në revolucion. Gjëndja në Hungari para revolucionit shënonte një pakënaqësi ndaj sistemit, e cila sa vinte e rritej. Deri në verën e vitit 1952, komunizmi hungarez kishte mbritur në një gjendje krize. Që nga futja e sistemit stalinist vetëm tre vjet më parë, presionet dhe pakënaqësia shoqërore ishin rritur vazhdimisht nën peshën e kombinuar, si të ngurtësisë së imponuar ekonomike nga njëra anë, dhe po ashtu nga ana tjetër, për shkak të teprimeve politike në formën e spastrimeve, gjykimeve, dhe të shfaqjes të metodave të tjera ekstreme të kontrollit. Rastet e para të rezistencës masive kundër sistemit erdhën në nivel kritik në sferën bujqësore, ku fshatarët refuzuan të pranonin që derdhja e detyrimeve të bëhej në mënyrë kolektiviste me kuotat e detyrueshme bujqësore, dhe shirrësit e grurit filluan grevën duke çuar në shpërthime dhune midis fermerëve dhe autoriteteve lokale. Në mëngjesin e 23 tetorit 1956, gazeta Szabad Nép”Njerëz të lirë” botoi kryeartikullin e titulluar “Parada e Pranverës së Re”. Titulli ishte marrë nga një poezi revolucionare e shkruar në vitin 1911 e cila i referohej traditave të modernizimit dhe revolucionit intelektual që kishin qenë aktualë në atë kohë. Duke shfaqur një ditë pas demonstratës në Universitetin Teknik të Budapestit, artikulli u mirëprit ngrohtësisht nga “rinia e revoltuar” e Hungarisë e cila shihej si një partnerë serioze në luftën për demokratizimin e socializmit. Studentët, që kishin iniciativën në anën e tyre, por të cilëve ende u mungonte ndikimi politik, papritmas kishin fituar mbështetje dhe mbrojtje të gjërë.  Çfarë e bën një ngjarje një revolucion? Në shkencën politike, një revolucion (latinisht: revolutio, “një kthesë”) konsiderohet një ndryshim themelor dhe relativisht i papritur në pushtetin dhe organizimin politik, i cili ndodh kur popullsia revoltohet kundër qeverisë, zakonisht për shkak të mospranimit të shtypjes  shoqërore, ekonomike ose politike … Në fokusin tonë, a kishte në 1956ën një gjithëpërfshirje shoqërore të të gjitha klasave dhe shtresave socialekonomike që nuk e pranonin sistemin politik një partiak dhe që donin të rikthehej sistemi politik i dikurshëm borgjez me shumë parti politike? A donin të gjithë njerëzit dhe shoqëria në masën dërmuese një mëvetësi nga BRSS, largimin e influencës politike dhe pranisë ushtarake në territorin e shtetit Hungarez? Cili është qëllimi i një revolucioni? Në mënyrë tipike, revolucionet marrin formën e lëvizjeve të organizuara që synojnë të ndikojnë në ndryshime ekonomike, ndryshime politike dhe ndryshime shoqërore, në ide, kulturë, art, dhe në raportet me lirinë e shprehjes. Njerëzit që fillojnë revolucionet kanë mbritur në përfundimin dhe janë të bindur se institucionet e pranishme në shoqëri kanë dështuar, ose nuk i shërbejnë më qëllimit dhe synimeve përse ato janë krijuar. Në librin me titull: “Revolucioni Hungarez i 1956s, një histori në dokumente”, redaktuar nga Csaba Békés, Malcolme Byrne, Janos M.Rainer, dhe me parathënie nga ish presidenti i Hungarisë Arpád Göncz, kumtohet: “Revolucioni Hungarez i vitit 1956 është një ngjarjendoshta e fundit në Europë e këtij lloji me karakterin popullor, të dhunshëm dhe mirfilli spontan që ne ende e lidhim me termin revolucion.” Në një revolucion ka shumë rëndësi të dallohen se cilët janë raportet mes drejtuesve dhe masave shoqërore, dhe cilët janë raportet e qeverisë dhe shtetit me faktorin e brendëshëm dhe me atë të jashtëm. Në rastin e revolucionit hungarez të 1956s, nuk kemi të bëjmë me nje ngjarje thjeshtë të brendëshme të izoluar nga rrethanat e jashtëme. Përkundrazi kemi një realitet shpërthyes kundërshtues dhe refuzues ndaj një faktori të jashtëm, një fuqie botërore si edhe ishte BRSS, e cila kishte imponuar rregjimin politik dhe organizmin shtetror në një vend sovran pa dëshirën e këtij të fundit. Në një analizë të ftohtë ajo që bie në sy është fakti se,” Kompleksiteti i këtij revolucioni buron kryesisht nga ndryshimi midis udhëheqësve dhe pasuesve të tij. Shumica e udhëheqësve hungarez ishin anëtarë të një elite komuniste të zhgënjyer, veçanërisht intelektualët, ndërsa ndjekësit e tyre ishin luftëtarë të rinj të lirisë. Vërtetë, si udhëheqësit ashtu edhe ndjekësit kërkuan heqjen e pushtetit dhe pranisë sovjetike nga territori hungarez. Por intelektualët dhe aleatët e tyre reformatorë në hierarkinë komuniste hungareze, të cilët kishin përgatitur rrugën që nga viti 1953 për atë që ndodhi përfundimisht në 1956, kishin parashikuar një kalim paqësor, të negociuar në një rend të ri politik pluralist”. Ngjarjet në fakt morën rrjedhë tjetër. Përdorimi armëve dhe sulmi sovjetik e përzjehu situatën që bashkëlidhi objektivat e ndryshimit në luftë kundër një pushtuesi i cili donte që me forcën e armëve mos lejonte neutralitetin e shtetit hungarez dhe daljen nga ndikimi sovjetik. Është me interes në këtë përvjetor të sjellim në vemendje atë se çka ka vërejtur Hannah Arendt, në rastin e revolucionit hungarez  i cili sipas mendimit të saj ishte i vetmi revolucion i vërtetë i punëtorëve në shekullin e njëzetë. “Vlen të bëhet një dallim, ka nënvizuar ajomidis këshillave të punëtorëve dhe këshillave të tjerë, të cilët u nxitën të formoheshin dhe që kishin synime politike. “Në çdo rast, Këshillat Revolucionarë dhe Këshillat Punëtorë, megjithëse u shfaqën së bashku, qëndrojnë më mirë të ndarë, sepse të parët ishin kryesisht përgjigja ndaj tiranisë politike, ndërsa të dytët në rastin e revolucionit hungarez, ishin reagimi kundër sindikatave që nuk përfaqësonin punëtorët por kontrollin e partisë mbi ta”. Në lidhje me rolin e klasës punëtore në këtë revolucion le të shohim se si e analizon në punimin e tij shkencor studjuesi hungarez Zsombor Bódy, profesor në Universitetin Publik të Budapestit, në Fakultetin e Shkencave Sociale, lektor në Institutin e Sociologjisë pranë departamentit të socilogjisë historike të krahasuar në punimin e tij në lidhje me Revolucionin e 1956. Ai tërheq vemendjen kur shkruan, e citoj:”Në punën shkencore që merret me Revolucionin Hungarez të vitit 1956, theksi në lidhje me fabrikat është vënë kryesisht në aktivitetet politike dhe ndikimin e këshillave të punëtorëve, të cilët ishin revolucionarë në shpirt. Vëmendje i është kushtuar gjithashtu shtypjes dhe shpërbërjes së këtyre këshillave pas disfatës së kryengritjes. Kjo është e kuptueshme, pasi për një kohë të shkurtër këshillat e punëtorëve me të vërtetë përfaqësonin një kërcënim ose sfidë për regjimin e János Kádárit, i cili po përpiqej të konsolidonte kontrollin e tij në pushtet pasi ishtin instaluar trupat sovjetike.”

Është e rëndësishme që të hidhet dritë në dy aspekte të revoltës. Njëra kundër sundimit sovjetik pra një revoltë kjo me interes kombëtar që u interesonte të gjithë hungarezëve, dhe tjetra revolta e punëtorëve dhe fshatarëve kundër sistemit politik të instaluar si një formë e organizmit shtetëror të tipit komunist të diktaturës së proletariatit. Faktorët janë të ndër varur sepse organizimi shtetëror dhe politik i imponuar në të gjitha vendet e lindjes nën influencën Sovjetike ndryshoi rrjedhën e organizmit ekonomik dhe shoqëror në këta vende të cilët kishin traditë borgjeze dhe kapitaliste para Luftës së Dytë Botërore. Sistemi ishte i imponuar ndaj edhe punëtorët dhe fshatarët kundërshtonin pushtetarët dhe autoritetet hungareze që impononin këtë sistemi pronësie dhe organizimi ekonomik e politik (pavarësisht se) ata vepronin nën shtrëgimin sovjetik. Në skenën politike hungareze në nivelet e larta politike, ai që foli hapur ishte Imre Nagy. Të tjerët kishin një gjuhë kompromisi dhe gjetjen e zgjidhjes me rusët përmes dialogimit, deri sa erdhi ndërhyrja e armatosur. Profesor Zsombor Bódy, me këto përfundime hynë në një analizë strukturore të ngjarjeve duke mbajtur drejtpeshimin e tyre dhe faktorëve në kornizën e një revolucioni, ndaj në punimin e tij ai shprehet se: “…Sjellja dhe aktivitetet e punëtorëve dhe punonjësve në fabrika ishin të një rëndësie vendimtare në shpalosjen e revolucionit dhe rezistencës së vazhdueshme kundër forcave sovjetike, edhe pasi forcat ushtarake që luftonin kundër sovjetikëve ishin mundur. Vendimet dhe veprimet e tyre, gjithësesi, u formësuan nga tensionet që ishin bërë gjithnjë e më të prekshme në vitet para revolucionit. Këto tensione u përkeqësuan nga rrethanat teknologjike, kultura mbizotëruese e punës dhe pritshmëritë e regjimit.” Megjithatë nënvizon autori në fjalë: “Historianët rrallëherë i kanë kushtuar ndonjë energji kësaj teme.” Bazuar në literaturë dytësore për periudhat para 1956s dhe ato të mëvonshme, do të ishte krejt e arsyeshme për të kuptuar se bota e brendshme e fabrikave ishte e mbushur me konflikte dhe tensione, para dhe pas revolucionit. Përmbysja politike sigurisht që nuk e la pushtetin, marrëdhëniet midis grupeve të ndryshme në fabrika, të pandryshuara (për shembull punëtorët e aftë, teknikët dhe drejtuesit e fabrikës). Në këtë kuptim kjo pakënaqësi ndaj mënyrës së organizimit, të funksionimit të prodhimit dhe pagesës në ndërmarjet e industrisë në Hungari, ishte shprehje e kundërshtimit nga ana e punëtorëve kundër gjendjes dhe mardhënieve ekonomike që imponoheshin nga një sistem politik që punëtorët nuk e shikonin si të tyren. Profesor Bódy merr si shëmbull fabrikën e madhe hungareze Ikarus që prodhonte autobuza dhe mjete të motorizuar, dhe shpjegon se si ndryshoi pronësia dhe organizmi. “Në vitin 1956, shkruan ai fabrika Ikarus ishte një fabrikë në funksion e vendosur në Mátyásföld, një zonë në periferi të Budapestit. Pavarësisht investimeve në gjysmën e parë të viteve 1950, njësia e fabrikës Mátyásföld vazhdoi të funksiononte në thelb në të njëjtën mënyrë siç kishte bërë kur u ndërtua gjatë Luftës së Dytë Botërore si Fabrika e Automjeteve të Vëllezërve Uhri dhe Fabrika e Automjeteve të Motorizuara. Kur shpërtheu revolucioni, fabrika punësonte afërsisht 4,000 punëtorë. Tashmë ishin bërë plane që fabrika të merrte një formë monopoli si ofruesi i vetëm i autobusëve të mëdhenj për të gjithë Bllokun Lindor, megjithëse kjo gjë u realizua vetëm në fund të viteve 1960. Fabrika, megjithatë, ishte ende një nga ndërmarrjet më të rëndësishme të automjeteve motorike në Hungari në atë kohë. Kur filloi revolucioni, menaxhimi i mëparshëm i uzinës u hoq dhe kontrolli kaloi në këshillin e punëtorëve dhe disa drejtorëve, të cilët deri atëherë kishin qenë në nivelin e dytë të menaxhimit. Të gjitha treguesit sugjerojnë që këshilli i punëtorëve dhe menaxhmenti i ri ishin në gjendje të punonin së bashku në mënyrë efektive. Disa prej tyre më vonë u prekën në një mënyrë ose në një tjetër nga hakmarrjet që u morën pas humbjes së revolucionit, përfshirë István Cséfalvay (kreu i divizionit të projektimit), inxhinier kryesor Béla Zerkovitz (djali i kompozitorit të operës dhe muzikës pop Béla Zerkovitz, i cili ishte i njohur në Hungari) dhe Emil Hant (kryefinancieri). Në një monografi të shkruar për atë që mund të quhet: “Kulmi i periudhës së Kádárit” për shkruhen ngjarjet e fabrikës Ikarus në Hungari, dhe jepen detaje për fatin e drejtuesve të fabrikës të cilët të gjithë u arrestuan dhe u dënuan me burgim. Më thjeshtë mund të thuhet se nuk mund të lejohej prona private qoftë kjo individuale apo familjare, dhe nuk mund të lejoheshin ndërmarje jashtë kontrollit pronësor shtetëror. Sistemi komunist i diktaturës së proletariatit mbeshtetej të prona shtetërore në sektorin e industrisë dhe shërbimeve dhe në pronën kooperativiste në sektorin e prodhimit bujqësor. Ta ardhurat dhe fitimi do të duhej të derdheshin në buxhetin e shtetit. Mënyra e organizimit të prodhimit, menaxhimit të shitjes së produktit me drejtim nga këshillat punëtore, aplikuar gjatë revolucionit hungarez të 1956s ishte një mënyrë organizimi që ka lënë gjurmë historike por që nuk mund të pranohej nga sovjetikët.  Një proces zinxhir mund të shpinte në shthurjen e sistemit komunist dhe rrikthimin në kapitalizëm në vendet e lindjes që ishin tashmë nën influencën e Bashkimit Sovjetik.

SI PERGATIT REVOLUCIONI

Kur flitet për përgatitjen teorike dhe ngritjen e ndërgjegjes refuzese dhe revolucionare të ngjarjeve të 1956 në Hungari, referancat shkojnë te Kubi Petöfi. Studimet e fundit kanë hedhur dritë më të qartë për natyrën e këtij forumi intelektual dhe mënyrë e funksionimit, idetë dhe aktivitetin real larg ngjyrimeve emocionale dhe ekzagjerimeve të dëmshme që i bëjnë jo mirë historiografisë shkencore. András B. Hegedüs, lektor në Universitetin Eötvös Loránd, (universitet publik kërkimor i themeluar që në vitin 1635) në Budapest; drejtor administrativ i Institutit të Revolucionit Hungarez të 1956s, në studimin e tij botuar në organin teorik shkencor “Revista e Studimeve Komuniste dhe Politika e Tranzicionit” në vitin 1997 me rastin e 40 vjetorit të ngjarjes, bën këtë analizë për Klubin e Intelektualëve liberal: “Rrethi Petöfi është vlerësuar prej kohësh për hedhjen e themeleve intelektuale për kryengritjen hungareze në tetor nëntor 1956. Megjithatë, duke pasur parasysh ndalimin zyrtar të kërkimit të ngjarjeve, shumë pak kërkime janë bërë mbi natyrën, përbërjen dhe qëllimet e këtij grupi të intelektualëve. Mbledhja e materialeve është ndërmarrë nga autori (i cili ishte vetë anëtar drejtues i rrethit), për të hedhur dritë mbi këto çështje. Ai përfshinte kryesisht profesionistë dhe intelektualë të rinj, shumica prej tyre anëtarë të lëvizjes komuniste, me pjesëmarrje mjaft më të vogël nga studentët sesa mund të supozohej. Për më tepër, debatet e tij prireshin të ishin disi të strukturuara joformalisht dhe të fokusuara në çështjet e ngritura nga “Kursi i ri” i Imre Nagyit, i paraqitur për herë të parë në vitin 1953. Megjithatë, nuk kishte asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis Nagyit dhe Rrethit, pavarësisht dëshmive të dëmshme pas revolucionit.” Pra duhet të kuptojmë se ngritja e një populli të tërë për ndryshim sistemi nuk mund të ndodhte vetëm nga një Klub Intelektualësh në kryeqytet, pa mënjanuar kurrësesi rolin e ndjeshëm të tij në këtë ngjarje të madhe historike. Ndaj në këtë 65 vjetor është me interes njohës dhe hulumtues të hidhet dritë edhe për punën dhe aktivitetin e figurave të tjera të këtij revolucioni si dhe të shohim më qendërzim se si u zhvillua ai në të gjithë shtresat shoqërore dhe në të gjithë Hungarinë. Duhet tejkaluar termi “Kryengritja e Budapestit” si i pamjaftueshëm dhe duhet përligjur me fakte dhe argumente termi “Revolucioni Hungarez i 1956s”. Agjitatorët liberal, (krahu i Imre Nagyit) u përpoqën që edhe në qytetet e vegjë(l, në zona fshatare të hynte kjo frymë dhe bindje ndryshimi. Një nga këta personalitete ka qenë edhe Géza Losonczy, me profesion gazetar i cili  përfshi në politik në mënyrë aktive dhe u fut edhe në qeverinë e Imre Nagyit me detyrën si ministër i shtypit dhe çështjeve të propagandës. Është ai dhe Zoltán Tildy ata që mbajtën konferencën e fundit për shtyp më 3 nëntor 1956. Më 4 nëntor me hyrjen e ushtrisë sovjetike ai u strehua bashkë me Nagyn dhe një grup mbështetësish të tij në ambasadën Jugollsllave e cila si edhe dihet bashkëpunoi me udhëheqjen sovjetike në fillim për ti shpënë në Rumani dhe më tej ata u rikthyhen në mesprillin e 1957 në Hungari dhe u gjykuan e dënuan. Duke pritur në burg rradhën që të shkonte në gjykatë zoti Losonczy u fut në grevë urije, ai e dinte fundin dhe nuk dontë tu jepte kënaqësin atyre që do ta gjykonin. Në rradhë ai ishte i dyti pas Nagyit. Në burg në përpjekje për ta ushqyer me forcë përmes një tubi nga sforcua i morrën jetën. Në debatet e hapura në atë kohë, ku ky personalitet ishte i pranishëm, kanë qenë të zjarrta. Një nga temat më të mprehta ishte ajo mbi rolin e intelektualëve në udhëheqjen e lartë partiake dhe shtetërore, atje ku mereshin vendimet e rëndësishme. Në 21 shtator 1956 Losonczy mbajti fjalën kryesore në një forum partie në Szolnok mbi rezolutën e partisë në lidhje me shqetësimin për rolin e intelektualëve. Në këtë forum pjesmarësit kritikuan censurën, neglizhencën e Hungarisë ndaj vëndeve fqinje dhe dështimin në konsiderimin e kontributeve intelektuale në Parti si dhe në vendimet e qeverisë. Po në këtë takim njëri nga pjesmarrësit propozoi që në kushtetutë të bëhej një ndryshim thelbësor. Pra Hungaria nuk duhej të njihej më “Shtet i Punëtorëve dhe Fshatarëve” formulim tipik ky në kushtetutat e ish vendeve të lindjes komuniste, huazuar nga bolshevizmi rus. Sipas propozuesit, në kushtetutë duhej të shprehej se Republika e Hungarisë është “Shtet i punonjësve” duke përfshirë këtu edhe intelektualët si një grup social i rëndësishëm. Një takim i zjarrtë u organizua nga “rrethi intelektualëve Kossuth” i Debrecenit, një qytet tjetër në Hungari. Aktiviteti u zhvillua më 13 tetor. Losonczy ishte i pranishëm, edhe këtu shumë nga folësit në prani edhe të sekretarit të partisë së qarkut, me shumë kurajo kërkuan procedimin gjygjësor kundër Rákosit si edhe largimin e trupave sovjetike nga territori hungarez. Në 16 tetor një tjetër tubim shpërthyes ndodh, ku shkrimtari hungarez Gyula Háy flet në takimin e organizuar në qytetin Györ gjatë tubimit të përgjithshëm të shoqatës së shkrimtarëve hungarez. Diskutanët kërkuan me vendosmëri garantimin e lirisë së besimit fetar, një sistem socialist të bazuar në traditën kombëtareme fjalë të tjera, shkruan studjuesi hungarez Attila Szakolczai,pavarësi nga bashkimi Sovjetik, largimin e forcave ushtarake sovjetike dhe një gjygj të hapur publik në rastin e Mihaly Farkas. Farkas një ish luftëtar në luftën e Spanjës por që më pas i kaloi vitet në Bashkimin Sovjetik, u kthye në atdhe në fund të vitit 1944 së bashku me komunistë të tjerë hungarezë dhe u bë anëtar i Komitetit Qendror, Komitetit Politik dhe Sekretariatit të Partisë Komuniste Hungareze në maj 1945. Po atë vit u bë zëvendës ministër i Punëve të Brendshme. Në vitin 1946 u zgjodh zëvendëssekretar dhe më tej u bë kryetar i Komitetit Drejtues të Partisë. Nga 9 Shtator 1948 deri më 2 Korrik 1953 ishte Ministër i Mbrojtjes duke shfaqur një përkushtim të skajshëm si një nga nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të përndjekjeve dhe krimeve gjatë perjudhës së Rákosit. Shtypi në atë perjudhë në Hungari( vjeshta e vitit 1956) mori një liri të gjërë dhe informacioni ishte i gjallë dhe transparent duke shërbyer për informimin e shoqërisë por edhe duke dhënë mundësi që njerëzit të shpreheshin hapur pa ndroje dhe pa censurë. Është e rëndëishme të nënvizohet se shtypi dhe mediet përhapnin jo vetëm memdimin intelektual por edhe zërin e punëtorëve dhe fshatarëve hungarezë. Duket si një zgjim illuminist i të gjithë klasave dhe shtresave shoqërore për interesat dhe fatet e tyre, por të lidhura këto me fatin e Hungarisë. Punëtorët kritikonin kushtet e këqia të punës, reduktimin e mbështetjes sociale dhe sistemin e pagave. Fshatarët kundërtshtonin planin për kolektivizim me forcë, ndarjen e tokës, dhe gjatë stinës së verës kishte patur sheshe të shumta të mbushura me protesta të tyre kundër konfiskimit të tokës. Gjatë vjeshtës edhe popullatat e qytetetve të vogla dhe fshatrave të Hungarisë iu bashkuan protestës kombëtare. Madje sipas dokumenteve të kohës hidhet dritë se edhe punonjësit e policisë dhe të ushtrisë ishin të pakënaqur. Shumë nga oficerët e ushtrisë lexonin me etje Irodalmi Ujság”Gazeta Letrare” dhe mbështesnin reformat. Qëndrimet kontradiktore të udhëheqjes së lartë të Partisë Komuniste Hungareze dhe rritja e qëndrueshme e opozitës për rreth Imre Nagyit, krijoi një pasiguri thelbësore në organet e qeverijses lokale dhe të partisë në rajone të ndryshme të vendit, të cilët e kishin gjithnjë e më shumë të vështirë të gjen marrëveshjen me kërkesat dhe çështjet që ata shtronin për zgjidhje, ndryshe nga orientimet dhe urdhërat e partisë. Njerëzve nuk u pëlqente që në udhëheqjen e lartë të partisë kishte një rrymë reformiste, si edhe një tjetër fanatike staliniste që nuk pranonte reoformimin dhe ndryshimet. Nga mesi tetorit pati një rritje të protestave dhe kërkesave të popullësisë fshatare e cila kërkone ndryshime thelbësore. Aq sa drejtimi i partisë komuniste në nivel lokal pothuaj u paralizua. Lëvizja e studentëve është gjithashtu një faktor tejet i rëndësishëm në këtë revolucion. Ajo nisi në qytetin e Szegedit dhe u shpërnda në të gjithë Hungarinë brenda fare pak ditësh. Studentët e këtij universiteti rivendosën një organizatë studentore (e cila ishte shfuqizuar nga Partia Komuniste në vitin 1950), që quhej MEFESZMagyar Egyetemi és Föiskolai Hallgatók Egyesületeinek Szövetsége“Lidhja e studentëve të Universiteteve dhe Kolegjeve Hungareze” që ishte një organizim i pavarur nga partia, duke dalë kështu hapur kundër një sistemi politik një partiak dhe udhëheqjes së saj. Ngjarjet precipituan në një lëvizje studentore në të gjithë vendin nga Soproni në Miskolc deri në Debrecen dhe studentët në sy të autoriteteve partiake dhe pushtetore si dhe në prezencë të forcave të rendit shpalosën jo thjeshtë kërkesa studentore por kërkesa për ndryshime politike në vend. Ata hapur në sy të autoriteteve braktisën organizatën e tyre partiake DISZ dhe rivendosën MEFESZ. Kjo protestë studentore nxiti që edhe organet partiake lokale të ndronin qëndrim dhe të bashkoheshin me revolucionin dhe frymën e ndryshimit. Një përfshirje e tillë tronditi vendin, pjesën komuniste të saj, perëndimin dhe botën në tërësi. Nuk kishin kaluar diçka më shumë se 10 vite nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe në zemër të Europës një popull i tërë kërkon ndryshimin, refuzon gjeopolitikën globale të miratuar nga fuqitë e madhe fituese të luftës së dytë botërore dhe lirisht do që të vendosi brenda trasesë historike formën e organizmit shoqëror, politik dhe shtëtror. Në shkurt të vitit 1958, në një organ të rëndësishëm të shtypit të asaj kohe të titulluar “Revista e Politikës” Hannah Harendt boton artikullin studimor me titull:” Imperializimi Totalitar: Reflektime mbi Revolucionin Hungarez ku ajo shkruan:” Ajo që ndodhi në Hungari nuk ndodhi askund tjetër, dhe dymbëdhjetë ditët e revolucionit përmbanin më shumë histori sesa 12 vitet që kur Ushtria e Kuqe kishte ‘liruar‘ Hungarinë nga sundimi nazist.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.