Kryesore

Odise Roshi bëhet baba për herë të parë

16:20 - 25.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Odise Roshi, është bërë baba për herë të parë.




Futbollisti dhe partnerja e tij, Silvi janë bërë prindër të një djali. Ka qenë vetë futbollisti që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram, në të cilin po ashtu zbuloi emrin e të birit.

“Mirë se erdhe në këtë botë, engjëll i vogël. Të dua Rois”, – ka shkruar Roshi sipër imazhit familjar ku shihet dora e tij, djalit dhe bashkëshortes.

Në hapësirën e komenteve, futbollisti pranoi urime të shumta nga ana e miqve dhe fansave të tij.

Kujtojmë që 30-vjeçari dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë në shtator të vitit 2020.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.