KULTURË

“Rigoletto”, ‘one man show’ ose triumfi personal Gëzim Myshketës në Francë

10:10 - 25.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Mishërimi i rolit të titullit nga Gëzim Myshketa, është impresionues për nga niveli i angazhimit dhe prezencës skenike. Interpretimi i baritonit shqiptar i jep një rezonancë të shkëlqyer plasaritjeve psikologjike dhe çmendurisë në rritje të Rigoletto -s, deri në tragjedinë përfundimtare të tij. Fuqia e zërit dhe rëra e timbrit lejojnë që brishtësitë e personazhit të vijnë me një vërtetësi të admirueshme”. Mediat e huaja e vlerësojnë artistin shqiptar Gëzim Myshketa pas operas “Rigoletto” në Francë.
Paragrafi i mësipërm përbën vetëm njërën prej kritikave entuziazmuese të shtypit të specializuar francez mbi debutimin e fundit të baritonit shqiptar.
“Rigoletto” me Regji të Marie-Ève Signeyrole dhe dirixhimin e Roderic Cox shënoi hapjen e stenës lirike të Opera National de Montpellier. Një debutim vështirë sepse i gjithë koncepti teatral i më se dy orë e gjysmë shfaqje ishte i ngarkuar mbi shpatullat e protagonistit të kryeveprës Verdiane . Duke qenë se konceptimi regjisorial i ngjasonte një “One man show” (shfaqje me një aktor), si rrallëherë, protagonisti vjen në skenë dhe nuk largohet prej saj, deri në përfundimin e plotë të tragjedisë verdiane.
Personazhet e tjerë këndojnë diku pas kuintave, diku pas një pasqyre, e herë-herë në mes të publikut duke dhënë të kuptohet, që e gjithë drama zhvillohet në mendjen e turbulluar të protagonistit.




fatrmie fatmirraaa fatimirrr fatmiraaa
<
>

Një shfaqje origjinale por dhe polemike e zhvendosur krejtësisht në kohë dhe në kontekst. Nuk kemi më të bëjmë më me gastorin e oborrit te Dukës së Mantovës (interpretuar ky nga një tjetër shqiptar i famshëm në ambientet teatrore, tenori Ramë Lahaj) por me një aktor komedian që shfaqet i turbulluar psikologjikisht, tragjik në jetën e dyfishtë ( skenë – prapaskenë ) deri gati bipolar.
Një ngarkesë emocionale tepër e rëndë bashkuar me interpretimin muzikor të një kryeroli nga më impenjativët Verdian.
Sigurisht përvoja me regjisorët më të shquar të asaj që konsiderohet si “Regietheater” praktika që lejon regjisorin të rikonceptojë tërësisht një pjesë teatrale, emra të mëdhenj si Warlikowski , Castorf , Wieler, Vick, Homoki e të tjerë duhet të jenë çelësi për baritonin Shqiptar të arrijë të zgjithë të gjitha këto vështirësi aktoriale e vokale e të korrë kështu suksesin e tij të fundit në tokën e Francës.
Myshketa vjen në këtë debutim pas disa suksesesh të tjera me tituj verdianë në Teatrot Francezë, përmendim “Luisa Miller” – Marsejë shfaqur për publikun e gjerë nga France TV dhe “La Forza del Destino” , “Forca e fatit në Tuluzë” – Théâtre du Capitole.
Duket se tashmë karriera e baritonit më të shquar Shqiptar është e destinuar të zhvillohet nën yllin e Verdit pasi gati të gjithë impenjimet e të ardhmes do të jenë kryerole si Guy de Monfort “Les Vepres Siciliennes” – Teatro Massimo Palermo, Macbeth Grange Opera Festival Hampshire | Angli, Giorgio Germont – “La Traviata” – New National Theatre Tokyo | Japoni, Ford – “Falstaff ” – Opéra du Lille Opéra du Luxembourg “, Nabucco “Théâtre du Capitole” Toulouse Francë etj.
KRITIKA
Kritika franceze në “Opera Online” shkruan se “haluçinant Gëzim Myshketa si Rigoleto, mbret duartrokitjesh në Opera National Montpellier”, ndwrsa “ResMusica” vwren se “sa i përket mbresëlënësit Gëzim Myshketa, përveç që këndon (shkëlqyeshëm) një partiturë të vështirë, duhet të jetë i besueshëm si imitues: ai dyfishon Sparafucile, Dukën dhe madje Xhildën, me vathët e së cilës ai ‘interpreton’ të gjithë arien ‘Caro nome’ …Një kafshë e vërtetë skene. Një shfaqje e vërtetë ‘One man show”
Për “Premier loge”, i vënë në provë nga struktura skenike, baritoni shqiptar Gëzim Myshketa vesh këtë rol me mjaft zemërgjerësi dhe humanitet…. kanto legato e melodisë së tij “Piangi, fanciulla” përlot, ndërsa duetet e tij me Gildën (që shënojnë një akt kënaqësie për dëgjuesit) janë kulmet emocionale të mbrëmjes”. Gjithaq e vlerëson edhe “Midi Libre”, kur shkruan se “sa për Gezim Myshketa, i vënë re në Toulouse dhe Marsejë, ai ka të gjithë ‘forcën’ e një Rigoletto të jashtëzakonshëm, një ‘bariton Verdian’ prekës dhe ‘një komedian i errët i krimit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.