AKTUALITET

U vranë për tokën, si ndodhi krimi i dyfishtë në Vlorë/ Fqinjët të tronditur: Dëgjuam ulërima!

20:05 - 25.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë brenda familjes në Vlorë, ku nipi 39-vjeçar Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç.




Gazetari Enrik Mehmeti ka mbërritur në vendngjarje dhe sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga banesa, ku ndodhi ngjarja tragjike. Ndërkohë, gazetari Mehmeti sjell dhe dëshmitë e para të fqinjëve të viktimave, të cilët thonë se e kanë mësuar ngjarjen nga televizori.

“Nuk di gjë fare çfarë ka ndodhur, në televizor po e dëgjojmë. I njohim të dy, më vjen keq për djalin, i pamartuar, është gati 40 vjeç”, u shpreh fqinja e viktimave.

“Nuk e di fare për çfarë kanë debatuar. Djali ishte me të gjitha cilësitë, por ishte i pamartuar. Xhaxhai i tij rri me gruan në shtëpi. Jemi një fis me ta. Nuk kemi pasur asnjë ide për debate. Ai nuk fliste me gojë, jo të kishte debate. Xhaxhai jetonte në Vlorë, por nuk e dimë pse ka ardhur sot, mbase për të parë”, tha mes lotësh një fqinje tjetër.

Nga vendngjarja, gazetari Mehmet tha se trupat e pajetë po nxirren nga banesa, ku shihet se jetonin në kushte të vështira ekonomike. Siç raporton gazetari, dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një tokë arë, për të cilën ata kanë pasur fillimisht debate të forta dhe më pas ka ndodhur tragjedia.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak më parë në fshatin Mekat të Vlorës, ku nipi shkoi i armatosur me armë gjahu në banesën e xhaxhait të tij, dhe pas një konflikti verbal me të, e qëlloi dy herë, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas vrasjes së tij, ai ka dalë nga banesa dhe në gjendje të rënduar ka qëlluar për vdekje edhe veten.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.