BLUETOOTH

Ndahet Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi?

15:00 - 07.11.21 Gazeta Shqiptare

Kompozitori rikthehet në Shqipëri, këngëtarja provon muzikën në New York.



Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi janë dy artistë për vite rrëmbyen zemrat e shqiptarëve. Çifti rreth 4 vite më parë vendosën të shpërnguleshin në SHBA. Familja, pasi përmbylli ciklin në Shqipëri,v endosi të provonte kontinentin e largët. Saraçi u largua nga vendi i tij i zhgënyer duke u shprehur: “Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh ai kur u largua nga vendi. Por duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare. Duket se Shpëtimi dhe Mira i kanë dhënë fund martesës së tyre në SHBA. Këtë verë kompozitori u rikthye në Shqipëri, por i vetëm. Në media qarkulloi lajmi se ai ishte shpëtuar nga mbytja në det, por asnjë detaj rreth jetën së tij. Në fakt Saraçi ishte rikthyer pas problemeve me bashkëshorten e tij dhe zgjodhi bregdetin për të rimarrë veten pas një ndarjeje jo të lehtë. Duket se ai ka vendosur të rikthehet në vend, ku dhe ka nisur menjëherë punën si kompozitor. Në rrjetet e tij sociale ai shfaq foto përgjatë punës së tij në studio, duke lënë të kuptohet që kthimi është përfundimtar. Nga ana tjetër në rrjetet sociale është shfaqur edhe Mira Konçi, e cila prej vitesh ka zgjedhur të ruaj një profil të ulët në media. Duket se pas divorcit, këngëtarja ka vendosur të jetë më aktive në rrjetet sociale dhe të publikojë më shpesh. Aktualisht këngëtarja po përgatit këngën “Era”, për t’u rikthyer kështu edhe në skenë. Ndarja mes çiftit të famshëm duket se nuk ka qenë e lehtë, pasi të dy as nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Tashmë si për Mirën ashtu edhe për Shpëtimin ka nisur një jetë e re. Mira si këngëtare në New York, ndërsa Shpëtimi si kompozitor në Tiranë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.