Kryesore

Si të pastroni lëkurën me shegë e limon

14:00 - 15.11.21 Gazeta Shqiptare

Lëkura është pjesa më e ndjeshme e trupit të njeriut. Ajo ka nevojë për përkujdesje të veçantë dhe të vazhdueshme. Lëkura është gjithashtu zona më e ekspozuar e trupit dhe për pasojë ka tendencën të njolloset nga puçrra, aknet dhe pikat e zeza. Aknet lënë shenja të forta, që prishin shkëlqimin e lëkurës dhe shkatërrojnë bukurinë e saj. Një nga kurat më të mira bimore dhe natyrale për shëndetin e lëkurës dhe heqjen e njollave bashkon shegën dhe lëngun e limonit jeshil.



Kjo kurë natyrale është shumë mirëbërës edhe për heqjen e pikave të zeza dhe ato dhjamore në lëkurë. Pasta e formuar prej lëkurës së shegës dhe lëngut të limonit jeshil përthan puçrrat dhe nxjerr me lehtë pikat e zeza. Qëroni një shegë dhe lëkurat piqini në furrë për 20 deri në 25 minuta. Pasi t’i nxirrni nga furra, lërini lëkurat të ftohen dhe më pas bluajini në një pluhur të hollë. Pluhurin e lëkurave të pjekura të shegës përziejini në një enë me një lugë gjelle me lëng të limonit jeshil. Përziejini mirë deri sa të formoni një pastë kremoze dhe të njëtrajtshme. Aplikojeni maskën në lëkurë dhe pasi të thahet, hiqeni duke larë lëkurën me ujë të ftohtë. Sipas preferencës, në këtë maskë mund të përfshini edhe një lugë çaji me mjaltë. Lëkura e frutit të shenjtë të shegës është shumë e pasur me vitaminë C. Kjo vitaminë ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe eliminimin e njollave, puçrrave dhe pikave të zeza. Për më tepër, antioksidantët tek lëkura e shegës janë të fortë dhe të dobishëm në ngadalësimin e plakjes së lëkurës. Falë shegës, rigjenerimi i lëkurës ndodh në shtresat më të thella të saj dhe zhbën edhe dëmtimin e shkaktuar nga radikalet e lira, dielli, apo faktorët mjedisorë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.