Sport

Shehi nuk e bën dramë humbjen, Gjici beson tek titulli

13:40 - 23.11.21 Gazeta Shqiptare

Kukësi i jep fund statusit të Tiranës si e vetmja skuadër e pamposhtur. Në një sfidë shahu, fitoi ekipi që u tregua më i duruar, fitoi ekipi që u tregua më i saktë përpara porte, fitoi Kukësi. Verilindorët thyejnë bardheblutë në “Loro Boriçi” me rezultatin 2-1, një sukses jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekipin e Diego Longos që u futet në garë me kohë të plotë për titullin kampion, tani diferenca është në vetëm tre pikë. Kukësi i jep një asist edhe ekipeve të tjera, në Shkodër kishin më shumë se një arsye për të festuar për këtë sukses të Kukësit.



Orges Shehi nuk e bën dramë këtë humbje, fundja një moment i tillë ishte i pashmangshëm, por tekniku bardheblu vlerëson maksimalisht këtë fazë të parë, ekipi për të ka bërë shumë mirë. Edhe shifrat i japin të drejtë Shehit, në 9 javë kanë marrë 20 pikë, 19 gola të shënuar, sulmi më i mirë, 8 gola të pësuar, mbrojtja më e mirë, të gjithë shifrat flasin në favor të tyre:

Pas eliminimit në Kupë, kjo ishte përgjigja e duhur që Kukësi mund të jepte, një fitore përballë kryesueseve tregon forcën reale të këtij ekipi, bën atë që nuk e kishte bërë askush deri më tani. Safet Gjici është i bindur se me këtë filozofi, me një merkato të kujdesshme në janar dhe me stadiumin e ri në krahë, Kukësi i ka të gjithë mundësitë të luftojë për titullin kampion.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.