EKONOMI

Shqiptarët nuk kanë njohuri për ndikimin e borxhit publik në taksa dhe investime

12:44 - 23.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banka Qendrore e Austrisë në buletinin për Integrimin Ekonomik të Europës Lindore dhe Qendrore në BE, konstatoi se shqiptarët kanë njohuri të dobëta për pasojat negative të borxhit te gjeneratat e ardhshme, te niveli i taksave, tek investimet, masa e pensioneve etj.
Më pak se 40% e shqiptarëve e dinë se niveli i lartë i borxhit publik ndikon në rritjen e taksave në të ardhmen, ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit kjo shifër shkon në 60%.
Bashkë me shqiptarët dhe çekët kanë njohuri të dobëta mbi efektin që ka borxhi i lartë në nivelin e ardhshëm të pensioneve dhe përfitimeve të tjera publike. Vetëm 38% e shqiptarëve janë në dijeni se borxhi i lartë publik ushtron presion mbi shpërndarjen e fondeve publike për mbrojtjen sociale, ndërsa në rajonin e CESEE mesatarisht 60% e qytetarëve i dinë ndikimin negativ që borxhi ka në këto pagesa.




Vetëm 48% e shqiptarëve e dinin se borxhi i lartë publik komprometon të ardhmen e gjeneratave. Kjo përqindje ishte shumë e ulët në raport me 73% të serbëve, 80% të maqedonasve, 80% të rumunëve, 80% të bullgarëve që ishin të qartë në qëndrimin e tyre se borxhi i lartë i qeverisë ndikon negativisht jetën e gjeneratave në të ardhmen.
Teksa borxhi publik në Shqipëri ka shkuar në nivelet më të larta rajonale dhe në vendet e Europës Lindore dhe Qendrore (CESEE) duke iu afruar nivelit 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), shqiptarët shfaqin nivele të ulëta njohurish për pasojat afatgjata të tij dhe sidomos, në impaktin negativ për brezat që vijnë.
Ashtu si edhe qytetarët e rajonit, edhe shqiptarët shfaqen mosbesues se borxhi i lartë ndikon në rritjen e investimeve. Madje shqiptarët paraqiten edhe mosbesues, pasi më pak se 30% e tyre besojnë se rritja e borxhit përdoret për investime.
Shqiptarët nuk e dinë as madhësinë e borxhit publik si përqindje PBB-je. Vetëm 17% e tyre japi përgjigjen e duhur. “GazetaSI”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.