Kryesore

Fermerët protestojnë para Kuvendit, Rama i fton brenda

10:42 - 25.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fermerët e Divjakës kanë protestuar paraditen e sotme para Kuvendit të Shqipërisë për kërkesat që ata kanë. Sipas tyre, nuk janë takuar me përfaqësuesit e bujqësisë dhe as që i njohin fare zyrtarët e shtetit.




“Ne duam subvencionim. Nuk e dimë sa do na dëgjojnë, por fushat po shterren”, tha një prej fermerëve. Teksa ata flisnin për mediat, para Kuvendit mbërriti makina e kryeministrit Rama dhe kreu i qeverisë u ndal para tyre.

Menjëherë kryeministri ndaloi mes tyre në këmbë dhe kërkoi që disa prej tyre të dilnin si përfaqësues dhe të flisnin me të në Kuvend. “Kush janë përfaqësuesit tuaj, se nuk flas dot me të gjithë. Hajdeni të flasim bashkë në Kuvend se nuk bëhet në rrugë kjo”, tha Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.