Kryesore

“Kam refuzuar të firmos”- Delegatja e PD që denoncoi falsifikimin e firmës së saj për Kuvendin më 11 dhjetor kërkesë zyrtare Edi Palokës

11:34 - 25.11.21 gsh

Delegatja e Partisë Demokratike, Freskida Rapo e cila ka denoncuar se firma e saj për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 11 Dhjetor është falsifikuar, i është drejtuar sot me një kërkesë zyrtare Kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.



Delegatja kërkon t’i vihet në dispozicion formulari në të cilin thuhet se ajo ka hedhur firmën.

“Kërkoj të më vini në dispozicion formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PDSH-së, që sipas infirmacionit të dhënë nga deputeti i zonës elektorale nr 5, Agron Shehaj, rezulton i formosur nga e nënshkruara, gjë e cila nuk përkon me të vërtetën pasi kam refuzuar të firmos formularin në fjalë”, shkruan delegatja Freskida Rapo Hani.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.