AKTUALITET

Kryemadhi flet për marrëveshjen e 5 qershorit: Të gjitha palët kishin dyshime për të mos firmosur

21:33 - 25.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në emisionin ‘Real Story’ në Neës24 kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë mbi marrëveshjen e 5 qershorit e cila u dakordësua pas një pune disa javorë të Këshillit Politik.




Ajo tha se në momentin e firmosjes të gjitha palët politike kishin oshilacione politike dhe emocionale dhe nuk donin të firmosnin paktin e propozuar dhe ishte LSI, pikërisht Petrit Vasili ai që firmosi i pari këtë marrëveshje. Madje, Kryemadhi tha se kishte hyrë garante tek ambasadorja amerikane Yuri Kim për këtë gjë si dhe kishte dhënë garancinë se në çdo rast LSI do të merrte pjesë në zgjedhjet e përgjishme.

‘Atë kohë kemi pasur një ftesë nga OSBE nga Bochard për pjesëmarrjen në një tryezë ku duhet të ishin pjesë të gjitha partitë politike. Zoti Basha tha, që nuk shkojmë sepse kjo është një kurth. Unë me pas kam vajtur me zotin Haxhinasto, me zotin Vasili dhe i kemi kërkuar që pjesëmarrja jonë në këtë tryezë do të jetë e domosdoshme dhe ne do të marrim pjesë, bën mirë që të vish dhe ti. Bën mirë që ne të kthehemi në institucione, bën mirë që ne të kthehemi në diskutime sepse nuk do të kuptojmë se çfarë ndodh. Dhe më pas, pas kësaj shkuam drejt Këshillit Politik i cili u ndërtua nga tre partnerët kryesorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në atë kohë. U realizua një tryezë dhe prodhoi një produkt që erdhëm ne 5 qershor ku kishim një marrëveshje e cila u nënshkrua. Këtu përsëri, kemi qenë ne që kemi firmosur të parët sepse kishte oshilacione emocionale apo dhe politike të të gjitha palëve për të mos e firmosur dhe ka qenë zoti Vasili që ka firmosur i pari dhe kam qenë unë ajo që kam hyrë garant tek ambasadorja amerikane të cilës i thashë mos ki merak që edhe po qe se nuk e firmos Partia Demokratike do ta firmosë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe në procesin e zgjedhjeve ne do të jemi të gatshëm për të marrë pjesë pavarësisht çdo lloj procesi që do të ndodhë. Mesa duket, kjo pastaj solli dhe ato tradhëtitë e radhës me ndryshimet kushtetuese dhe Partia Demokratike nuk firmosi asnjë fjalë”- tha ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.