Kosova

Lajçak pas takimit me Kurtin: Çështja kryesore s’është takimi me Vuçiç, por çfarë do të realizohet

20:54 - 25.11.21 gsh

I dërguari special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.



Lajçak pas takimit tha se është duke vazhduar përgatitja e takimit në mes të Kurtit dhe Vuçicit, por se dëshiron rezultat nga ky takim.

“Këtë javë unë kam takuar dy herë kryeministrin Kurti dhe kam biseduar me presidentin Vuçiq. Arsyeja nuk është veç takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit, ne jemi duke punuar në këtë drejtim, por arsyeja është rezultati i këtij takimi. Ne duam të kemi rezultate pozitive. Të dy liderët më parë kanë zhvilluar dy takime, por pa ndonjë rezultat pozitiv nga këto takime”.

Pos Kurtit, Lajçak sot u takua edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin. Sipas komunikatës së ZPRK-së, Osmani ka theksuar se suksesi i këtij procesi nuk është i rëndësishëm vetëm për Republikën e Kosovës, por edhe për të gjithë rajonin.

“Ajo konfirmoi edhe njëherë se Kosova mbetet palë e përkushtuar dhe konstruktive në dialog. Në veçanti, ajo theksoi nevojën për përçim të qartë të mesazhit se epilogu i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë”.

Në takim, Presidentja theksoi po ashtu urgjencën e adresimit të tendencave destabilizuese në rajon, duke potencuar se zhvillimet e fundit në rajon nuk mund të shihen vetëm nga prizmi i çështjeve të Ballkanit Perendimor, por si një kundërvënie e drejtpërdrejt ndaj vlerave, të cilat i përfaqëson Bashkimi Evropian dhe shoqëritë demokratike.

Lajçak ka vënë theks tek nevoja për aktivizim të BE-së në rritjen e kredibilitetit të procesit të zgjerimit dhe konfirmimin e së ardhmes Evropiane për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

“Ai theksoi se ka hapësirë për progres në kuadër të dialogut, gjersa potencoi rëndësinë strategjike të këtij procesi për gjithë BE-në”.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.