AKTUALITET

“Lufta e UÇK-së rezultoi e drejtë dhe vendimtare. Besojmë në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre”, Meta takon kreun e PDK-së

13:57 - 25.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta është takuar gjatë vizitës në Kosovës edhe me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Meta shprehet se në bisedën e ngrohtë dhe të hapur kanë ndarë të njëjtin qëndrim për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.




Kreu i Shtetit theksoi se lufta e UÇK-së rezultoi e drejtë dhe vendimtare dhe se besojmë në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.

“❤️ Kënaqësi e madhe të takoja sot, në prag të Ditës së Flamurit Kombëtar, Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Në bisedën e ngrohtë dhe të hapur ndamë të njëjtin qëndrim për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, në të gjitha fushat.
Vlerësova kontributin e vyer të PDK për konsolidimin e institucioneve të Kosovës, shtetit ligjor dhe demokracisë, si dhe për vijimin e dialogut me Serbinë, përmes një platforme gjithëpërfshirëse.
Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, ndaj ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre”, deklaron Presidenti Meta.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.