Kryesore

Mblidhet pas 40 vitesh Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike

16:24 - 25.11.21 gsh

Pas 40 vitesh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, kanë mbledhur Kuvendin Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike, që zhvillon punimet në tri ditë. 180 studiues të albanologjisë, vendas e të huaj ritakohen në Tiranë për të diskutuar arritjet më të fundit në Albanologji



Akademiku Pëllumb Xhufi, tha se “në këto katër dekada që na ndajnë nga Kuvendi i fundit ndryshime të mëdha kanë ndodhur në albanologji. Ka ndodhur një ndryshim gjeneracional”. Mandej, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, tha se “hapja dhe liria e fituar mundëson ndarjen nga trajtimet e skematike dhe të ideologjizuara”.

Mehmet Kraja, kreu Akademisë së Kosovës, vërejti se: “nxitja e një frymë kritike në studimet albanologjike do ta ndihmonte të dijen të ristrukturohej dhe të krijonte impakte të reja”. Ndërsa francezi Pierre Cabain po përpiqet të sjellë në Shqipëri bibliotekën e arkeologut, Leon Rey, Luçia Nadin nga Italia, që ka zbuluar “Statuset e Drishtit”, foli për të tjera hulumtime.

“Ajo që po më magjeps tani është imazhi i Shqipërisë në artin venecian. Mrekullia është të gjej Shqipërinë te piktorët e mëdhenj të 1800. Kam gjetur një pikturë të madhe gati dy me 3 metra, ku gjen lidhjet e Shqipërisë e Shkodrës me Italinë. Është koha kur Pashko Vaso vjen në Venecia”, tha Lucia Nadin. Por a janë studimet albanologjike të citueshme në botë dhe pra të besueshme? Akademiku Shaban Sinani tha se “kemi studiues që janë personalitete”, ndërsa Mehmet Kraja tha se ne “ne kemi komplekse, dhe vlerësojmë më shumë të huajt”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.