AKTUALITET

Merr flakë banesa në Elbasan, i moshuari dërgohet në spital në gjendje të rëndë

14:20 - 25.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i moshuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët dhe gjithashtu dhe ai vetë.




Policia thotë se rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.