Kronikë

Ndotja e Lumit Shkumin/ Policia e Elbasanit: Ka nisur patsrimi i mbetjeve në luginë

17:24 - 25.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me grumbullimet masive me inerte në luginën e Lumit Shkumbin.Policia njofton se pas evidentimit të kësaj situate janë raportuar raste të ndotjes nga inerte dhe mbeturinat e hedhura më parë.




Ndërkohë Bashkia e Peqini vijon punën për pastrimin e mbeturinave të hedhura dhe të grumbulluara prej vitesh në këtë luginë.

DVP Elbasan/Sqarim

Në lidhje me lajmin që është publikuar në media dhe rrjete sociale, për grumbullimet masive të mëdha me inerte në luginën e lumit Shkumbin, ju bëjmë me dije se:

Në zbatim të planit të masave, për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, janë evidentuar raste të ndojtjes së mjedisit nga inertet dhe mbeturinat e hedhura më parë, raste të cilat u janë bërë prezent bashkive përkatëse, me qëllim marrjen e masave për heqjen e tyre.

Pas referimit të rastit nga Komisariati i Policisë Peqin, për ndotjen në luginën e lumit Shkumbin, prej disa ditësh bashkia e Peqinit vijon punën për pastrimin e mbeturinave të hedhura e grumbulluara prej vitesh në këtë luginë.  Mbrojtja e mjedisit, pastrimi dhe marrja e masave për të parandaluar dhe ulur ndotjen e ujit, ajrit, tokës dhe ndotjet e tjera është në fokusin kryesor të shërbimeve të Policisë Elbasan.

Për këtë, Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me bashkinë e këtij qyteti, ka filluar prej disa ditësh një aksion pastrimi.

Sh


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.