Kryesore

Ngjarjet në PD ‘kurthi’ i politikës së ditës Lumezi: Nëse Berisha do të donte të krijonte parti të re nuk do të kishte nevojë për firma të falsifikuara

17:55 - 25.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendës kryeredaktori i gazetës ‘Panorama’, Aristir Lumezi i ftuar në ‘News24’, foli për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.




Ngjarjet në PD ai i vlerësoi se ‘kurthi’ i politikës së ditës, dhe se çështja dhe vëmendja më e madhe duhet të ishte tek buxheti i vitit 2022.

I ndalur tek përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD Lulzim Basha, ai theksoi se tashmë kjo forcë politike është e ndarë në dy pjesë.

“Nëse Berisha do të donte të krijonte parti të re nuk do të kishte nevojë për firma të falsifikuara. Problemi është që palët sa vijnë dhe largohen dhe kjo i bën dëm PD që tashmë është e ndarë në dy pjesë, por që nuk pranon të jetë në dy pjesë. Mesa duket duan të vazhdojnë. Por shohim se Basha nuk po bën të njëjtën gjë si zoti Berisha. Deri dje vendimmarrjen e kishin të përbashkët, edhe pse vulën e kishte Basha. Por sot më duket qesharake që Basha del i blerë dhe që i paska shpëtuar dhe nuk e ka kuptuar ish-kryeministri se Basha i ka dalë nga duart”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.