Kryesore

Reagon Kryemadhi pas rrëzimit të propozimeve të LSI: Sot mazhoranca nuk ka votuar 7.1 miliardë mbështetje për fermerin dhe …

18:26 - 25.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me buxhetin e 2022-it të miratuar sot në Kuvend, ndërsa ka sulmuar qeverinë Rama.




Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Kryemadhi tha se një nga propozimet e LSI për buxhetin e fermerëve u rrëzua me arrogancën e kartonëve.

Sipas saj, sot mazhoranca nuk ka votuar 7.1 miliardë mbështetje për fermerin dhe zhvillim rural siç kishin propaganduar, duke shtuar se LSI kërkoi rritje të mbështetjes për bujqësinë.

REAGIMI I KRYEMADHIT

Pasi bëri shown e mëngjesit me ta, gënjeshtari kronik në krye të qeverisë votoi kundër fermerëve sot pasdite në parlament!
Ky ishte një nga propozimet e LSI për buxhetin, që e rrëzuan me arrogancën e kartonëve. Amendamenti ynë për zhvillimin rural, i jepte një shans Kryeministrit dhe Ministres që të mbanin fjalën, siç e kanë dhënë me zë e figurë në video. Sot mazhoranca nuk ka votuar 7.1 miliardë mbështetje për fermerin dhe zhvillim rural siç kishin propaganduar. LSI kërkoi rritje të mbështetjes për bujqësinë, por qeveria vijoi propagandën e lugës bosh. Për saktësim, ndryshe nga ç’mendon qeveria, paga e ministres nuk është mbështetje direkte për fermerët e vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.