Kronikë

Stamboll / Asambleja e Përgjithshme e Interpolit: Ahmed Nasser Al-Raisi zgjidhet Presidenti i ri

17:40 - 25.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në datat 22-25 nëntor, në Stamboll u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, Sesioni i 89 i saj, në të cilën po merr pjesë një delegacion i Policisë shqiptare, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano.




Në ditën e fundit të punimeve, Asambleja zgjodhi Presidentin e ri të Interpolit, Ahmed Nasser Al-Raisi.

Pas zgjedhjes së tij si President i Interpolit, ai zhvilloi një takim disa minuta me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë të cilit kanë konfirmuar vijimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin akoma më tej të marrëdhënieve mes Interpolit dhe Policisë së Shtetit.

Nano ka siguruar Presidentin e ri të Interpolit se Policia e Shtetit është e fokusuar në drejtim të zbatimit të ligjit dhe është e angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare. Presidenti Al-Raisi ka përgëzuar Drejtor Nanon, për filozofinë që ka në drejtimin e Policisë së Shtetit, si dhe për angazhimin e tij personal për të punuar bashkërisht, me qëllim goditjen e krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Drejtor Nano, gjatë Asamblesë zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, me homologët, në interes të forcimit të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.