BOTA

3 viktima dhe dëme të shumta material, stuhia ‘Arwen’ ‘gjunjëzon’ Britaninë e Madhe

19:00 - 28.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pjesa veriore e Britanisë së Madhe dhe Skocia janë përfshirë nga një stuhi e fuqishme, që i ka marrë jetën 3 personave.




Linjat hekurudhore dhe akset kryesore rrugore u bllokuan, ndërkohë që mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Zyra meteorologjike e Britanisë bën thirrje për

kujdes dhe shmangie të lëvizjes pasi situata ende paraqitet e rrezikshme.

Stuhia Arwen e cila goditi Britaninë ditët e fundit ka shkaktuar tri viktima.

Një 35-vjeçar raportohet se ka vdekur pasi kamioni i tij është goditur nga një pemë në zonën e Aberdeenshire.

Po ashtu në të njëjtën mënyrë kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë, njëri prej të cilëve raportohet se ishte mësues.

Pasagjerët e një prej linjave hekurudhore kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 17 orë, ndërkohë që kompanitë e mëdha të trenave kanë bërë thirrje të mos udhëtohet në veri Jorkut, për shkak të dëmtimeve që ka pësuar rrjeti hekurudhor.

Dhjetëra njerëz dhe automjete kanë mbetur të bllokuara për shkak të reshjeve të borës, ndërkohë që në Skoci më shumë se 100,000 banorëve iu është ndërprerë energjia elektrike.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.