AKTUALITET

“Bashkohuni me ne për të festuar!” NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë dhe ka një ftesë për vendet anëtare

17:15 - 28.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka uruar Shqipërinë në 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Me anë të një postimi në Facebook, NATO ka publikuar një ushtar me emblemën shqiptare në krah, teksa në postim fton vendet e tjera anëtare për të festuar Ditën e Pavarësisë të Shqipërisë aleate.




“Bashkohuni me ne për të festuar Ditën e Pavarësisë të aleatit tonë, Shqipërisë”, uron NATO.

Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO në 2009, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.