Kryesore

Deputetja shkon në spital për të lindur fëmijën… me biçikletë

20:00 - 28.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një deputete në Zelandën e Re është bërë subjekt i mediave të ndërkombëtare.




Sipas mediave, deputetja Julie Anne Genter, ka udhëtuar me biçikletë deri në spital për të lindur fëmijën e saj. Deputetja ka sjellë në jetë foshnjën pas një ore.

Ajo mori biçikletën dhe iu drejtua spitalit teksa dhimbjet e lindjes i kishin filluar dhe koha nuk priste për të kryer operacionin.

“Lajm me rëndësi! Në ora 3:04 të mëngjesit i kemi uruar mirëseardhjen anëtarit më të ri të familjes tonë. Sinqerisht, nuk planifikoja të shkojë me biçikletë që të lind, por kështu ndodhi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas mediave kjo nuk ishte hera e parë që deputetja bënte këtë veprim. Edhe në 2018 kishte udhëtuar po me biçikletë për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.