BOTA

Shkatërrohet banda shqiptare në Athinë, sekuestrohen 21 kg drogë, laborator, armë e automjete

20:36 - 28.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkatërrohet banda shqiptare në Athinë. Mediat e vendit fqinj, shkruajnë se gjatë një operacioni në lagjet Kipseli dhe Galatsi, policia ka gjetur 21 kg heroinë, e për këtë ka arrestuar 3 shqiptarë, dy meshkuj të moshave 33 dhe 33 vjeç, si dhe një grua e moshës 60 vjeçe.




Në një banesë në Galtasi janë është gjetur edhe një laborator i përpunimit të heroinës. Po ashtu, veç drogës, policia ka sekuestruar 1 pistoletë me 11 fishekë, mbi 13 mijë euro, 2 automjete, 1 furgon, 2 peshore, 7 celularë, pajisje laborator si prerëse, e etj. Si kreu i grupit është identifikuar 33-vjeçari, ndërsa përgjegjës për transportin e drogës ishte 36-vjeçari. Ndërsa roli i gruas së arrestuar, ishte ajo e përgjegjëses së laboratorit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.