Kryesore

“Longo më komod se Shehi”, Duro analizon “valsin e trajnerëve”: Daja merr “frymë”, me Maganin u nxituan

18:10 - 29.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i ftuar në emisionin Sport News të moderatores Enxhi Biba komentoi largimin e Edi Martinit dhe Gugash Maganit nga skuadrat e tyre respektive duke u shprehur:




Largimi i Edi Martinit – “Martini ka zhvilluar karrierë të suksesshme te Teuta, e kanë filluar keq kampionatin si kampione që është, ndoshta kjo është arsyeja që dha dorëheqjen.

Për mua është vendim profesional i tij, ai i di më mirë gjërat në klub. Teuta kishte javë që nuk po reagonte në nivelet e sezonit të kaluar, dhe ndoshta kjo e ka shtyrë të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës”.

Largimi i Gugash Maganit: “Janë dy largime të ndryshme, Martini ka dhënë dorëheqjen, ndërsa Magani është shkarkuar për mungesë rezultatesh. E shoh si veprim të nxituar, më erdhi keq.

Është faza e parë, skuadrat janë deri diku jo shumë të distancuar, megjithatë këto i dinë mirë drejtuesit dhe trajnerët. M’u duk veprim i nxituar, sepse e ka ndërtuar vetë skuadrën e njeh me detaje, dhe duhej kohë e gjatë të vazhdonte punën dhe të kërkohej llogari.’’

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.