Rajoni

Alarm për bombë në qendër të Shkupit/ Policia vihet në lëvizje, por pas kontrolleve u konstatua…

21:31 - 30.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një alarm për bombë në qendër të Shkupit u dha sot në mbrëmje, duke vënë në lëvizje autoritetet në Maqedoninë e Veriut.




Policia evakuoi zonën e teatrit dhe Ministrisë së Jashtme, ku u vu re një prani e shtuar e uniformave blu.

Në një reagim të fundit Ministria e Brendshme bën me dije se pas kontrolleve u konstatua se bëhet fjalë për një alarm të rremë dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën e qytetarëve.

Ndërkaq, po merren të gjitha masat për të gjetur personin që ka shpërndarë këtë informacionin e rremë dhe që ka shkaktuar panik te qytetarët.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.