Kosova

Kosova ashpërson masat anti-covid: Të pavaksinuarit nuk mund të hipin në autobus!

21:10 - 30.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi më 6 dhjetor.




Në bazë të vendimit të Qeverisë, mbetet në fuqi ora policore, ku kufizimi i lëvizjes do të nisë nga ora 00:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimi i orarit të punës së gastronomisë nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Klientët në restorante dhe lokale duhet të posedojnë dëshminë për vaksinën anti-COVID. Ndërkohë, mbajtja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është detyruese dhe ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

Pavarësisht numrit të personave, do të vazhdojë ndalimi i veprimtarisë së klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.