Kryesore

Moti i keq/ Probleme edhe nën qarkun e Elbasanit, rënie gurësh dhe përmbytje tokash

09:58 - 30.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Si pasojë e reshjeve të dendura që vazhdojnë të bien pandërprerje si dhe e shtimit të prurjeve të mëdha të ujit të lumenjve Shkumbin e Devoll si dhe të përrenjve malorë edhe në Qarkun e Elbasanit janë krijuar situata problematike. Në bashkinë e Elbasanit nga e hëna ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan ku janë nën ujë rreth 2 ha toka bujqësore.




Në aksin rrugor Librazhd-Zgosht ka fundosje të një segmenti rrugor dhe rënie të gurëve. Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në kthesat e Murrashit gjithashtu gjatë natës ka pasur rënie inertesh, ndërsa në fshatin Librazhd Katund është shembur çatia e një shtëpie të vjetër.

Burime zyrtare bënë me dije se fshatrat malorë janë mbuluar nga dëbora, por aktualisht të gjitha rrugët janë të qarkullueshme. Në Steblevë të Librazhdit trashësia e dëborës mëngjesin e kësaj të marte ishte rreth 20 cm ndërsa në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë 35-40 cm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.