BOTA

Përhapja e variantit Omicron, OBSH bën thirrje: Grupmoshat mbi 60 vjeç të shmangin udhëtimet

21:18 - 30.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër rekomandim ka ardhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shkak të mutacionin Omicron të koronavirusit.




OBSH bën thirrje që grupmoshat mbi 60-vjeç dhe personat me sëmundje kronike të shmangin udhëtimet.

“Ne duhet t’u rekomandojmë njerëzve që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore, që kanë sëmundje kronike dhe veçanërisht grupmoshave mbi 60-vjeç të shmangin udhëtimet”, njofton OBSH.

OBSH apelon që të gjithë udhëtarët të tregohen vigjilentë, të vaksinohen dhe të respektojnë rregullat e shëndetit publik. Pavarësisht se mund të jenë të vaksinuar OBSH rekomandon të përdorin maskat, të respektojnë distancën sociale dhe të shmangin vendet e mbipopulluara dhe me ajrim të dobët.

Sipas OBSH mutacioni Omicron ka një numër të madh variantesh, ndërsa kompanitë farmaceutike ndodhen në betejë për të prodhuar sa më shpejt vaksinat kundër këtij mutacioni.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.