Kosova

Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 8 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

15:28 - 01.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, bën me dije se janë identifikuar 8 raste të reja me Covid nga 1, 398 testime të realizuara.




Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk është shënuar asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit.Ndërkohë ditën e sotme janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm i të shëruarve në 157, 801.Në total numri i rasteve aktive është 314.

Njoftimi-01.Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.142 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës.Deri më sot 762.675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.398 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 0 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801.

Në total numri i rasteve aktive është 314.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.