AKTUALITET

Ferdinand Xhaferaj dorëhiqet, ja kush emërohet kreu i ri i PD-së në Durrës deri në zgjedhje

17:53 - 02.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luan Hoti do të jetë kryetari i ri i PD-së në Durrës. Gazetari Osman Stafa raportoi se kryetari i Partisë Demokratike për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Në vend të tij, është emëruar Luan Hoti, i cili mbante postin e sekretarit të degës të Partisë Demokratike.




Sipas burimeve nga PD, Xhaferaj ka dorëzuar dorëheqjen që në muajin korrik, kjo në bazë të rregullores e cila përcakton se cilido kryetar dege që kandidon për deputet, s’mund të ushtrojë më funksionin e kryetarit të degës, teksa është firmosur tani nga kreu i PD.

Hoti është emëruar në këtë detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve në Durrës duke zëvendësuar kështu deputetin Ferdinand Xhaferaj .


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.